Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord

    October 28, 2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    October 28, 2026

    Premtimi i Ramës për Marin Memën mbeti në letër? Gazetari vijon të jetë “non grata” në Greqi

    October 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord
    Vendi

    Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord

    October 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Mes 16 mijë dëshmive konkrete të përfitimeve nga sigurimi në SIGAL vetëm për 9 muajt e parë të vitit 2026, ne përzgjodhëm përvojën e Ermelindës, e cila, gjatë një udhëtimi në bukuritë e Alpeve shqiptare, në Valbonë, u gjend përballë një të papriture.

    Në një kthesë shumë të fortë, nga lagështia, makina rrëshqiti dhe u përplas me barrierën mbrojtëse prej betoni. Ajo pësoi dëme të shumta materiale dhe pamundësi lëvizjeje nga vendngjarja. Telefonata e parë ishte për të atin, i cili pasi u interesua për shëndetin e të bijës solli në vëmendjen e saj vlerën e sigurimit.

    Your browser does not support the video tag.

     “E vetmja gjë që, në ato momente, më erdhi në mendje ishte të telefonoja babain tim, i cili menjëherë më pyeti nëse ne ishim mirë, nëse ishim vrarë apo nëse kishte ndodhur diçka me ne. I thashë që ne ishim shumë mirë dhe se e vetmja gjë që kishte ndodhur ishin dëmet materiale të makinës. Ai më tha që për makinën nuk kishte asnjë problem. Makina jonë është e siguruar me kompaninë SIGAL, me Full Kasko, e cila përfshin edhe Autosos. Në momentin që unë kuptova se përfshihej edhe Autosos-i, telefonova menjëherë kompaninë, e cila më vuri në dispozicion karroatrecin”, dëshmoi përvojën e saj përpara kamerave e reja.

    Për cilësinë e shërbimit dhe aktivizimin e AUTOSOS shtoi një të dhënë me shumë rëndësi: “Ai (Karroatreci) mbërriti në kohë rekord, mund të them brenda 20-25 minutash. Erdhi në vendngjarje, ngarkoi makinën dhe u nis direkt drejt vendbanimit tim në Tiranë.”

    Sigurimi AUTOSOS

    AUTOSOS është një sigurim eksklzuiv i SIGAL Insurance Group, që në varësi të mbulimeve të përzgjedhura garanton:

    Qendër kontakti 24/7 për informacion, rekomandime, këshillime teknike dhe asistencë orientuese përmes telefonit;

    Riparim në vend për defekte të riparueshme, të tilla si: ndërrim gome rezervë ose rindezje mjeti ose zëvëndësim të baterisë etj, nëse zgjidhja mund të jetë e atypëratyshme. Sigurimi AUTOSOS mbulon shërbimin e ofruar.

    Shërbim karroatrec, ku sigurimi AUTOSOS mbulon shpenzimet dhe transportin e mjetit me karroatrec deri në servisin ose vëndin e përzgjedhur nga klienti, ose deri në servisin më të afërt, në varësi të paketës AutoSOS të përzgjedhur nga klienti.

    Për mjetet që udhëtojnë jashtë Shqiperisë, në të gjitha vendet e Europës, ofrohet shërbimet shtesë si më poshtë:

    1. Akomodim në hotel për drejtuesin dhe pasagjerët e mjetit
    2. Transport alternativ
    3. Zëvendësim i automjeti në rast aksidenti

    Për nga shtrirja gjeografike, i siguruari mund të zgjedhë tre nivele: AUTSOS Shqipëri, AUTOSOS Rajon, ku përfshihet Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mal i Zi

    AUTOSOS Evropë, ku përfshihet kontinenti përfshirë edhe Turqia, Britania e Madhe, Krimea, Rusia dhe Bjellorusia.

    Rasti konkret i dëshmitares

    Për të kuptuar në nivel të matshëm me shifra përfitimin e këtij sigurimi në rastin konkret, mjafton kjo e dhënë: kostoja e sigurimit të AUTOSOS është 30 euro. Kostoja e zhvendosjes me karroatrec të automjetit, nga Valbona në Tiranë, është 500 euro. Kjo zhvendosje u krye falas, falë këtij sigurimi dhe mbulimeve të përzgjedhura nga klienti në të.

    “Të nesërmen, sapo dorëzova të gjitha dokumentet e dosjes sime në zyrat e kompanisë SIGAL, mora menjëherë një përgjigje. Inxhinieri erdhi pranë vendbanimit tim, aty ku ndodhej makina, për të kryer inspektimin e tij”, tregoi Ermelinda.  Shërbimi karroatrec i aktivizuar në këtë rast nga AUTOSOS SIGAL e transportoi mjetin në vendbanimin e klientit. Për dëmin material të automjetit dhe në rikthimin e tij në gjendjen fillestare do të aktivizohet sigurimi KASKO.

    “Jam pafundësisht e kënaqur me kompaninë SIGAL. Më dha një ndjenjë besimi dhe sigurie jashtëzakonisht të madhe”, kurorëzoi dëshminë e saj klientja.

    Sipas raportit zyrtar të AMF për 9 muajt e parë të vitit 2026, 15871 klientë në sigurimet e jojetës, përfituan dëmshpërblime në masën totale prej 1.67 miliardë lekë nga SIGAL INSURANCE GROUP. 103 raste u dëmshpërblyen nga kompania në masën e 86.14 milionë lëkëve në sigurimet e jetës. Me thuajse 20 milionë euro dëme të paguara në 9 muaj, jetë dhe jojetë të marra së bashku, SIGAL Insurance Group mbetet kompania kryesore në pagesat e dëmshpërblimeve në industrinë vendase të sigurimeve.

    0800 31 31 ose sigal.al, për ta blerë online këtë produkt ekskluziv të SIGAL Insurance Group

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    October 28, 2026

    Premtimi i Ramës për Marin Memën mbeti në letër? Gazetari vijon të jetë “non grata” në Greqi

    October 28, 2026

    Korçë, certifikohen të burgosurit që përfunduan kursin e aftësive dixhitale

    October 28, 2026

    Kapshticë, gjenden 6 emigrantë të fshehur në një kamion të ardhur nga Turqia

    October 28, 2026
    TE FUNDIT

    Përfitimet nga AUTOSOS në SIGAL. Dëshmia: Karroatreci erdhi në kohë rekord

    October 28, 2026

    Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës inauguron linjën e re direkte Tiranë–Palermo me Wizz Air

    October 28, 2026

    Premtimi i Ramës për Marin Memën mbeti në letër? Gazetari vijon të jetë “non grata” në Greqi

    October 28, 2026

    Korçë, certifikohen të burgosurit që përfunduan kursin e aftësive dixhitale

    October 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    22 shkolla të mbyllura për 5 vite në Qarkun e Korçës

    Emrat – Ja polici i vrarë dhe i plagosur në Maliq

    Simpoziumi Ndërkombëtar i Skulpturës në Korçë: Parku ‘Rinia’ po kthehet në muze arti

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.