Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Nga Skënderbeu i lavdishëm te dënimi i UEFA-s, në Korçë hapin “dosjet”! Rrëfimi special i ish-kapitenit Shkëmbi: Pas 6 titujve më kërkoi… Partizani

    May 2, 2026

    Goditet kontrabanda në Kapshticë/ 42-vjeçar nga Korça arrestohet me konfeksione dhe këpucë pa dokumente

    May 1, 2026

    Himarë/ Çelet zyrtarisht sezoni turistik 2026, koncerte dhe aktivitete përgjatë gjithë verës

    May 1, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga Skënderbeu i lavdishëm te dënimi i UEFA-s, në Korçë hapin “dosjet”! Rrëfimi special i ish-kapitenit Shkëmbi: Pas 6 titujve më kërkoi… Partizani
    Sport

    Nga Skënderbeu i lavdishëm te dënimi i UEFA-s, në Korçë hapin “dosjet”! Rrëfimi special i ish-kapitenit Shkëmbi: Pas 6 titujve më kërkoi… Partizani

    May 2, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ish-kapiteni i Skënderbeut, Bledi Shkëmbi, ka bërë një rrëfim nostalgjik për emisionin “Dosja e Futbollit” në RTSH Korça, teksa ka kujtuar vitet e lavdishme me skuadrën bardhekuqe, duke ndarë mjaft momente interesante. Ndër të tjera Shkëmbi u ndal edhe të dënimi i rëndë i UEFA-s, ku skuadra korçare u pezullua me 10 vite mospjesëmarrje në arenën Europian

    Ndër të tjera 46-vjeçari zbuloi se pati ofertë nga Partizani, pas fitimit të 6 trofeve me korçarët, por Shkëmbi vendosi ta mbyllte karrierën te Skënderbeu, duke mos u transferua kështu te skuadra kryeqytetase.  

    Your browser does not support the video tag.

    SI U NDËRTUA SKËNDERBEU I LAVDISHËM DHE SUKSESET NË EUROPË-Kam pasur fatin që të jem lojtar dhe kapiten i dy Skënderbeve, si atij që luante për mbijetesë dhe Skënderbeut të madh. Ka qenë kënaqësi për mua si djalë i atij qyteti që edhe në kushte jo të mira, të vështirë, duke mos qenë një Skënderbe i madh, kemi bërë maksimumin, shpesherë meritonim më shumë sesa merrnim mbrapsht. Gjithmonë ishte kënaqësi.

    Që në momentin që presidenti Zeqo apo biznesmenë të tjerë kanë dashur të investojnë dhe të bëjnë një Skënderbe të madh, kam qenë i pari nga futbollistët që jam kontaktuar nga presidenti Zeqo, jam takuar dhe kemi biseduar se si do të shkojë rruga e këtij Skënderbeu të madhe. Meritë të madhe kishte Zeqo, ishte ai që i kishte idetë e qarta, në mendjen e tij. Ua them me bindje që çdo gjë që ne kemi folur, ka arritur ta zbatojë 100 % për atë Skënderbe.

    E kuptuam që ishte serioze situata, në momentin që presidenti Zeqo, veç pjesës të investimit në ekip, duke marrë lojtarë cilësor, kishte idetë e qarta duke investuar te kushtet e stërvitshmërisë, duke investuar te fushat, duke investuar te stadiumi. I mbaj mend projektorët e stadiumit. I kishim kushtet si nata me ditën me gjitha skuadrat e tjera.

    Shkembi1-470x316

    Nga ai Skënderbeu i vuajtjeve, shumë pak lojtar ngelën. Vitin e parë ishim 3-4, në vitin e dytë erdhi duke u zvogëluar. Ndryshimi ishte i madh. Ky Skënderbe dukej në momentin si stërvitej si vishej, si udhëtonte, që shkonte në “Tropikal” dhe stërvitej në kushte optimale. Detyrim për të bërë akoma më shumë për Skënderbeun.

    Rezultat i suksesit në Europë, ishin këto që thashë pak më lart. Ne e dinim shumë mirë që viti i parë do të ishte i vështirë. Për fat të mirë dolëm kampionë në vitin e parë që Zeqo është afruar dhe ka investuar.

    Futbolli i dha risi qytetit. Qyteti u bë më i frekuentuar nga njerëzit që vinin nga jashtë. Ajo skuadër bënte shumë njerëz të vinin të shikonin Skënderbeun, mbaj mend shokë e miq nga Tirana, fundjavat në Korça filluan të ktheheshin në festa. Një meritë të madhe kanë biznesmenët. Veç futbollit edhe qyteti mori një jetë ndryshe.

    Duke u forcuar vit pas viti skuadra, arritëm që edhe në Europë, të luajmë si të barabartë me çdo kundërshtarë.

    Vija nga një eksperiencë nga jashtë, isha me këmbë në tokë. APOEL-i ishte një skuadër që nuk mund të mateshim, me mundësitë që kishim bëmë maksimumin e mundshëm. E mendoja që ishte shumë shpejtë që kjo skuadër të përballej me Europën në këto nivele.

    Në vitin e dytë skuadra u forcua më shumë. U ngrit niveli. Gjithë skuadra në përgjithësi krijoi eksperiencë të madhe. Pas vitit të dytë u pa ky ndryshim. Në Europë duhet të kesh edhe fat. Skënderbeu çdo vit, vinte duke u forcuar, duke mos bërë gabime. Ajo skuadër vetëm forcohet vit pas viti. Ciklet e suksesit janë shumë të shkurtra dhe mbyllen shpejt. Skënderbeu e pati shumë ndryshe dhe dua ta them shpesh që Agim Zeqo, ishte ai që udhëhoqi, ishte një president që ishte fitues. Mbaj mend që kur u skualifikuam me APOEL-in, u mërzit shumë, si ka mundësi të na heqin këta, ne kemi mundësi t’i eliminojmë. Nuk donte t’ia dinte fare kë kundërshtarë kishim përballë. .

    Në një moment patëm frikë të gjithë. Nuk ishim të qartë çfarë do bëhej me Skënderbeun, lojtarët morën oferta nga skuadrat e tjera. Të gjithë po mendonim do largohemi, s’do largohemi. Për fat të mirë, Takaj dhe Zeqo na komunikuan siguri, duke dhënë siguri Takaj që do të vazhdonte projektin. Takaj pati merita të mëdha si e menaxhoi klubin, duke arritur suksese të mëdha që shumë njerëz nuk i mendonin.

    Unë kujtoj që kemi jetuar verën nga më të bukura, bëhet fjalë për vitin me Dinamon e Zagrebit. E shijonim shumë këtë pjesë. Veç golit, më shumë ndjeva kënaqësi që luajtëm si të barabartë ndaj Dinamos së Zagrebit. Ajo Dinamo e atëhershme ka qenë shumë më e fortë se kjo e sotmja. Ne arritëm të luanim si të barabartë edhe në Zagreb edhe në Elbasan. Ajo skuadër skuadër kishte arritur maksimumin, luante pas asnjë lloj problemi.

    bandicam 2026-05-01 23-57-00-485

    Nga ana personale mbaj mend që ndeshjen e dytë kam qënë një nga lojtarët që kam vrapuar më shumë nga skuadra ime dhe i dyti a i treti nga të dyja skuadrat. Mua më ngacmonte dhe më bëhej qejfi. Se në Shqipëri kur arrin një farë moshe thonë, nuk vrapon më, nga ana personale kjo më pëlqeu. Në ato ndeshje ishin në kompleks të gjitha, mendja, gjuri dhe fiziku.

    Para ndeshjes të gjithë ngacmoheshim për himnin, hajde tani ta dëgjojmë dhe himnin e Champions-it. Rrallë ndoshta do vijë shansi për të dëgjuar atë himn. Ai stadium i mbushur plot, një zhurmë shumë e madhe. Ne patë të gjithë shumë emocione dhe kenaqësi. Varet nga karakteri i lojtarit për dridhjen e gjunjëve, nuk besoj se dridhen, ne luajtën të lirshëm. Për herë të parë u futëm në grupet e Ligës së Europës. Ne e kishim arritur atë gjë, kishim dëshirë të bënim maksimumin për t’u kualifikuar në Champions.

    Josa-Shkembi-2

    Unë me Ilir Dajën nuk arrita të isha pjesë. Nuk më pëlqen t’i ndaj trajnerët, por patjetër do them Josën, me atë arritëm suksese, punuam. Meritë ka edhe Shpëtim Duro, erdhi në një periudhë të vështirë, fituam kampionatin, por me Mirel Josën kalum një kohë më të gjatë dhe të suksesshem.

    DËNIMI I SKËNDERBEU – Filloi te flitej për dënimin, disa lojtarë kemi shkuar kur është bërë një mbledhje e UEFA-s, jemi pyetur kemi folur. E dinim që kishte diçka. Kishte një kohë kur e lashë futbollit dhe isha trajner në Kosovë. Atje fillova të dëgjoj fjalët. Më erdhi ftesë për të shkuar në Gjenevë. Jemi pyetur, kemi folur dhe pastaj është dhënë vendimi.

    Ishte një baltosje, një boshllëk që u krijua. Që në momentin që Skënderbeu filloi të bëhej i madh deri në fund, e sulmuan, shumë shumë njerëz, për sukset që arrinte. Mbaj mend që shkruanin edhe politikanë, si në kohën e komunizmit, ato letrat e famshme.

    Nga ai sukses aq i madh erdhi lajmi bombë. Skënderbeu me Konferencë Ligën, minimumi do të ishte çdo vit në grup. Ai Skënderbe ishte shumë ndryshe në menaxhim, në mënyrën si e jetonte ndeshjen, ishte shumë ndryshe kur gjërat nuk shkonin mirë. Momenti më i vështirë është kur gjërat nuk shkojnë mirë.

    Zeqo dhe Takaj dinin shumë mirë si të menaxhonin skuadrën në momentet e vështira. Ky ishte ndryshimi i Skënderbeut me të gjitha skuadrat e tjera, që për fat të mirë, vazhdon ta bëjë këtë ndryshim.

    KOMBËTARJA- Kur e provon fanellën e Kombëtares, është ndjesi shumë ndryshe. Ndoshta në teori i mendon gjërat, por kur të ndodhin në praktikë, është ajo ndjesia 100 % që e kupton se çfarë ndodh. Jam grumbulluar për gati 4-5 vjet. Pak ndeshje jam aktivizuar nga fillimi. Në ato momente Kombëtarja ka pasur një nivel shumë të lartë. Luanin në kampionate të forta, personalisht nuk e kam parë Kombëtaren që tani duhet të luaj unë. Për sa më jepej mundësia doja të bëja maksimumin. Ai është maksimumi i çdo lojtari.

    FUNDI I KARRIERËS- E vendosa që gjatë vitit që do ta mbyllja me Skënderbeun, pata edhe një ofertë nga një skuadër tjetër shqiptare që më ngacmoi. 6 herë rresht kampion nuk kishte ku shkonte më. Kam pasur bisedë me drejtorin e klubit Partizani. Por unë arrita të vendos duke folur me familjarët që më e mira e mundshme ishte ta mbyllja me Skënderbeun, pas gjithë atij suksesi, pas 6 vitesh të mrekullueshme. Nuk do të ketë njeri fatin të bëj atë që bëmë te Skënderbeu, për fat të mirë isha edhe korçar. Mbyllja është e dhimbshme, e mendoja më të vështirë, më kaloi shpejt. Pata fatin direkt, ndoqa ëndrrën dhe dëshirën për trajningun. Nuk e vuajta shumë tranzicionin.

    Nuk bëra ceremoni. Bëra një përshëndetje në festën e titullit. Ishin lot gëzimi, jo vetëm lot që e mbylla karrierën. Mora atë që prisja të merrja. Duke u munduar të bëja maksimumin.

    1706780653_bledishkembi

    ROLI I TRAJNERIT- Dita e parë si trajner një pikëpyetje e madhe, si do të funksionojë, si do të bëj qasjen me skuadrën. Tek ekipet kombëtare bëra ndihmësin. Momenti i parë ishte te Liria e Prizrenit. Kuptova që isha i natyrshëm i lirshëm. Këtë gjë e vlerësova te vetja. Gjërat më erdhën natyrshëm. Te komunikimi më ndihmoi eksperienca e kapitenit për shumë vite.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Kryetari i Kuvendit lë mënjanë “hallet” e parlamentit, bën thirrje: Të hënën të festojmë në Korçë

    April 30, 2026

    Shtyhet finalja e titullit në Kategorinë e Parë, Skënderbeu e pret Laçin ditën e hënë në Korçë

    April 28, 2026

    Tirana një hap larg titullit kampion, fiton thrillerin ndaj Pogradecit dhe kryeson 3-1 finalen

    April 28, 2026

    Partizani një hap larg titullit, mposht sërish Skënderbeun në finale

    April 26, 2026
    TE FUNDIT

    Nga Skënderbeu i lavdishëm te dënimi i UEFA-s, në Korçë hapin “dosjet”! Rrëfimi special i ish-kapitenit Shkëmbi: Pas 6 titujve më kërkoi… Partizani

    May 2, 2026

    Goditet kontrabanda në Kapshticë/ 42-vjeçar nga Korça arrestohet me konfeksione dhe këpucë pa dokumente

    May 1, 2026

    Himarë/ Çelet zyrtarisht sezoni turistik 2026, koncerte dhe aktivitete përgjatë gjithë verës

    May 1, 2026

    Maliq/ Çelet sezoni turistik veror në pyllin e Fazaneve, promovohen bukuritë natyrore dhe turizmi malor

    May 1, 2026
    EKSKLUZIVE

    Netët Poetike të Korçës nisin me homazh për Skënder Rusin

    Projekt pilot kundër zjarreve, Devolli bëhet bashkia e parë me teknologji paralajmërimi të hershëm

    Korçë: Arrestime për drogë e aksident, procedime penale për dëmtim prone dhe dhunë mes të miturve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.