Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nuk zbardhi vendimin për 15 muaj/ Ministri i Drejtësisë i kërkon ILD-së të hetojë gjyqtaren e Korçës
    Vendi

    Nuk zbardhi vendimin për 15 muaj/ Ministri i Drejtësisë i kërkon ILD-së të hetojë gjyqtaren e Korçës

    January 23, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD) të nisë hetim disiplinor ndaj gjyqtares të Gjykatës së Korçës, Eglantina Mikani, për shkelje të rënda procedurale në trajtimin e një çështjeje penale ndaj shtetasit R.F i akuzuar për veprën “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, kryer në bashkëpunim.

    Sipas dokumentacionit të përcjellë nga Ministria e Drejtësisë, vendimi penal është shpallur më 14 dhjetor 2022, ndërsa vendimi i arsyetuar dhe dosja përkatëse janë depozituar në sekretarinë gjyqësore vetëm më 7 mars 2024, pra me një vonesë prej 14 muajsh e 24 ditësh, në kundërshtim flagrant me afatet e përcaktuara në Kodin e Procedurës Penale.

    Ministri Lamallari është shprehur se kjo vonesë e pajustifikuar ka prodhuar pasoja konkrete juridike, pasi vendimi ka marrë formë të prerë më 20 maj 2024, duke i hequr të pandehurit mundësinë për të përfituar nga amnistia e parashikuar në ligjin nr. 33/2024.

    Your browser does not support the video tag.

    “Në zbatim të neneve 71/2 të ligjit Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, nenit 6, pika 10 e ligjit 8678/2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë”, i ndryshuar, dhe nenit 119/2 të ligjit Nr.96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, kërkohet fillimi i hetimit disiplinor ndaj gjyqtares së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, Eglantina Mikani”, thuhet ndër të tjera në shkresën e firmosur nga Lamallari.

    Më parë Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, i është drejtuar ILD-së për hetim disiplinor ndaj një gjyqtari për shkeljet procedurale që cenojnë të drejtat e qytetarëve dhe besimin e publikut te drejtësia. Kujtojmë që në muajin dhjetor ministri Lamallari kërkoi nga ILD hetim disiplinor për gjyqtarin e Lezhës, Ilir Përdeda, i cili gjithashtu për një vit nuk e zbardhi vendimin e dhënë prej tij. 

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026

    A do arrestohet kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja?

    October 5, 2026
    TE FUNDIT

    Prrenjas: Mori para për të ndihmuar personin e dënuar, arrestohet polici

    October 5, 2026

    Reforma territoriale nuk do kryhet? Braçe e Sinaj kundër, plas lufta në PS

    October 5, 2026

    Helmimi i fëmijëve në kopshtin e Korçës, prindërit kërkojnë përgjigje

    October 5, 2026

    A do arrestohet kryebashkiaku i Elbasanit, Gledjan Llatja?

    October 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Lëvizje surprizë/ Sulmuesi i Skënderbeut transferohet te Kastrioti dhe e nis menjeherè si titullar

    SHORTI/ Java e parë: Skënderbeu pret Burrelin, Pogradeci pret Lushnjën. Ja java e parë

    Arrestohen 2 persona në Korçë, po transportonin 28 emigrantë drejt Malit të Zi

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.