Flamingot janë rikthyer në liqenin e Ohrit, duke sjellë një pamje të veçantë natyrore në qytetin e Pogradecit.
Shpendët me pendët e tyre rozë janë vërejtur duke qëndruar të qetë mbi ujërat e liqenit, duke tërhequr vëmendjen e banorëve dhe vizitorëve.
Rikthimi i tyre e bën edhe më të veçantë bukurinë natyrore të zonës së Pogradecit, ndërsa prania e këtyre shpendëve mbetet një moment interesant për adhuruesit e natyrës dhe fotografisë.


