Kush ishte personi që, sipas pretendimeve që qarkullojnë, fliste në emër të Dallëndyshe Bicit në zyrat e Kadastrës në juglindje?
Kjo është një nga pyetjet që kërkon përgjigje dhe verifikim nga organet e drejtësisë.
Dallëndyshe Bici drejtoi Agjencinë Shtetërore të Kadastrës nga marsi 2023 deri në korrik 2024, përpara se të rikthehej në krye të IKMT-së.
Por në zyrat e Kadastrës në juglindje, sipas pretendimeve të ngritura dhe burimeve të Bufiurte.al, duhet të verifikohet nëse ka pasur persona që prezantoheshin si të afërt me drejtuesen e atëhershme të institucionit, flisnin në emër të saj apo ushtronin presion mbi drejtues dhe punonjës.
Kush ishte ai person?
A ka pasur drejtues të larguar nga detyra pas përplasjeve apo presioneve të pretenduara? A ka pasur të tjerë që kanë dhënë dorëheqjen? Dhe mbi të gjitha, a ka pasur raste ku dikush ka kërkuar para duke përdorur emrin e Dallëndyshe Bicit?
Këto janë pyetje që mund të marrin përgjigje vetëm përmes një hetimi të dokumentuar, dëshmive të personave të përfshirë dhe verifikimit të komunikimeve, vendimeve dhe procedurave të Kadastrës.
Nëse drejtësia do të hetonte në mënyrë të thelluar funksionimin e zyrave të Kadastrës në juglindje gjatë asaj periudhe, një nga pistat që kërkon verifikim është pikërisht identifikimi i personave që ndërmjetësonin apo pretendonin se kishin akses të drejtpërdrejtë te drejtuesja e institucionit.
Dhe nëse ekzistojnë raste konkrete të kërkimit të parave në emër të një zyrtari të lartë, ato nuk janë më thjesht histori që qarkullojnë nëpër korridoret e institucioneve. Ato kërkojnë prova, dëshmitarë dhe hetim.
Pyetja mbetet:
Kush ishte “taksixhiu” in Dallëndyshe Bicit në juglindje dhe çfarë pushteti kishte realisht?
Përgjigjja e kësaj pyetjeje mund të çojë edhe te të tjera çështje që pretendohet se lidhen me vendimmarrje dhe interesa financiare me vlerë të konsiderueshme.


