Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Klaidi Kosta – Shikoj qytetin nga larg… nuk di ku ndodhesh tani… bre korçar!
    Vendi

    Klaidi Kosta – Shikoj qytetin nga larg… nuk di ku ndodhesh tani… bre korçar!

    April 21, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ec kodrës së qytetit dhe me sy nga Korça ajër marr ndërkohë që zbres një realitet që nuk mund ta injoroj më, më pret! Nuk kam një shok të vjetër si Korça, nuk kam një njeri t’i flas për Korçën! 

    Për ironi, ata që më janë larguar në Tiranë përballen me kaos dhe një ritëm të lodhshëm jetese. Ata në Gjermani më thonë që ndeshen me një ftohtësi njerëzore dhe një përditshmëri që shpesh reduktohet në llogaritje të vazhdueshme të shpenzimeve. Ndërsa në Amerikë, që vetë i pashë, shumë përjetojnë një distancë të madhe nga rrënjët dhe një përpjekje të pandërprerë për të mbajtur ritmin e jetës, por këtu ndal për t’ju thënë që bravo ju qoftë dhe Zoti e bekoftë Amerikën!
    Por të kthehemi në Korçë, për të thënë që nuk po humbasim vetëm njerëz, por edhe besimin e tyre. Shumë prej atyre që janë larguar nuk e kanë bërë këtë vetëm për një pagë më të mirë, apo një jetë më të mirë, por sepse në një moment nuk u ndjenë të vlerësuar, nuk panë mundësi dhe nuk besuan më se mund të ndërtonin një të ardhme në qytetin e tyre. Kush hodhi sytë nga fëmijët dhe nuk e lexoi këtë? Për shëndetin e tyre, shkollimin e tyre, sigurinë e tyre!
    Megjithatë, problemi nuk është vetëm ekonomik apo gjeografik.
    Ai është më i thellë dhe lidhet me mënyrën si funksionojmë si shoqëri. Korrupsioni dhe mungesa e drejtësisë nuk janë vetëm çështje institucionesh, por edhe pasqyrim i sjelljeve tona të përditshme, i tolerancës ndaj gabimit, i heshtjes përballë padrejtësisë dhe i mungesës së përgjegjësisë personale.
    Në këtë kontekst, është e nevojshme të pranojmë edhe një të vërtetë tjetër, që shpesh është më e lehtë të marrësh një rol sesa ta mbash atë me përgjegjësi. Të jesh drejtues, menaxher, inspektor a polic per me teper përfaqësues i zgjedhur sot nuk është aq e vështirë sa të jesh çdo ditë në lartësinë e këtij roli, dhe Zoti i kthjelloftë ata për misionin e tyre, përtej axhendave personale. Sepse kur përgjegjësia mungon, humbet besimi, jo vetëm tek individi, por tek sistemi në tërësi.
    Shpesh shohim në terren inspektoriate apo task-forca policore nga Tirana, si për të përbuzur punën e këtyre qe ne korce kemi duke paguar detyrime ligjore (taksat) ne pune i mbajmë! Zgjidhje emergjente duke pritur më shumë kontrolle, më shumë institucione dhe më shumë ndërhyrje nga jashte! Por problemi nuk qëndron vetëm tek institucionet.
    Kjo reflektohet qartë edhe në jetën ekonomike të qytetit. Në shumë raste, puna është kthyer në një mundësi përfitimi dhe jo në një proces ndërtimi. Bizneset shpesh funksionojnë pa një vizion afatgjatë, ndërsa sfidat e përditshme i detyrojnë të fokusohen më shumë tek mbijetesa sesa tek zhvillimi.
    Një nga problemet më të ndjeshme sot është largimi i stafit nga bizneset lokale. Punonjës të kualifikuar, si kamarierë apo kuzhinierë, largohen për paga më të larta, shpesh drejt bizneseve sezonale ose atyre të jugut, që në pamje të parë ofrojnë më shumë. Por në shumë raste, kjo diferencë krijohet duke shmangur detyrimet ndaj shtetit nga këto të fundit, duke sjellë një konkurrencë të padrejtë për ata që përpiqen të punojnë ndershëm. Pasojat janë të qarta dhe bizneset serioze dobësohen, punonjësit mbeten pa siguri afatgjatë dhe qyteti humbet stabilitetin që i duhet për të ecur përpara.
    E vërteta është se një qytet nuk mbahet vetëm me ndërtime apo projekte. Ai mbahet me njerëz që besojnë tek ai dhe që zgjedhin të qëndrojnë, edhe kur është e vështirë.
    Sot, shumë prej nesh e kanë humbur këtë besim. Por kjo nuk do të thotë që ai nuk mund të rikthehet. Ndryshimi nuk vjen nga fjalët apo nga pritshmëritë ndaj të tjerëve. Ai fillon nga individi, nga përgjegjësia personale dhe nga vendimet e vogla që marrim çdo ditë për të ndërtuar diçka më të mirë aty ku jemi.
    Është më e lehtë të largohesh dhe është më e vështirë të ndërtosh.
    Por vetëm njëra rrugë krijon të ardhme.
    Në fund, pyetja që duhet t’i bëjmë vetes nuk është vetëm çfarë bëri qyteti për ne, por çfarë jemi duke bërë ne për qytetin. Jo aq sa shumë kanë bërë të parët tane kane bere, me pak.
    Korca nuk ka nevojë për më shumë fjalë.
    Ka nevojë për njerëz që besojnë tek ajo dhe që zgjedhin atë. Ka nevojë për ne!
    Ta duam pak më shumë!

    Your browser does not support the video tag.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    TE FUNDIT

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    EKSKLUZIVE

    Analiza/ Ben Blushi: Na duhet një brez i çmendur, si ai i viteve ’90, që na fut në Europë

    Zbulimet arkeologjike e kthejnë Linin në destinacion turistik ndërkombëtar

    A është gati sektori bankar shqiptar për të përballuar kërcënimet e së ardhmes?

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.