Një përkeqësim i ndjeshëm i temperaturave pritet në ditët në vijim në qytetin e Korçës. Pas reshjeve të shiut, temperaturat do të pësojnë një rënie të fortë, duke sjellë edhe vlera nën zero.
Sipas parashikimit, të shtunën temperaturat pritet të arrijnë në 8 gradë Celsius, ndërsa gjatë natës zbresin në rreth 1 gradë. Të dielën pritet edhe mundësi për reshje dëbore, ndërsa temperaturat do të luhaten nga 3 në -1 gradë Celsius.
Rënia më e fortë e temperaturave pritet në fillim të javës. Të martën, termometri në Korçë mund të zbresë deri në -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalja gjatë ditës parashikohet rreth 1 gradë.
Moti i ftohtë pritet të vijojë edhe në ditët pasuese, me temperatura minimale disa gradë nën zero.


