Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korabi me epidemi, Pogradeci e kalon dhe ngjitet i treti. Deliallisi: Patëm lojtarë me grip. Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro
    Sport

    Korabi me epidemi, Pogradeci e kalon dhe ngjitet i treti. Deliallisi: Patëm lojtarë me grip. Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro

    October 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korabi nuk po gjen më ritmin fitues. Pas disfatës në transfertë ndaj Ilirisë, dibranët janë mposhtur edhe në shtëpi nga Pogradeci, me rezultatin 1-2, duke zhgënjyer tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit në Peshkopi.

    KORABI POGRAD

    Ballkan Desina

    Një humbje që vjen në një moment të ndjeshëm për skuadrën e drejtuar nga Alfred Deliallisi, që kishte nisur të rikthehej në formë pas fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Burrelit dhe Lushnjës. Përveç mungesave, disa titullarë u preferuan që ta nisnin nga stoli, pasi u tha se ishin të sëmurë. Pogradeci i trajnerit Emiljano Çela konfirmoi momentin e shkëlqyer që po kalon, edhe pse patën disa mungesa. Liqenorët ishin më të organizuar, më të qartë në ide dhe treguan se kanë potencial për të qëndruar në zonën e lartë të renditjes. Me këtë fitore, pogradecarët ngjiten në vendin e tretë, pas Skënderbeut dhe Laçit, duke kaluar Ilirinë dhe duke përforcuar ambicien për ta mbyllur fazën e parë në zonën e “play off”-it, një objektiv i shpallur nga kapiteni Vangjel Zguro, i cili ishte i pezulluar në këtë takim.

    Ndeshja

    Pjesa e parë foli disi për miqtë, që e nisën më mirë dhe krijuan rastet e para me anë të Bedri Grecës, i cili provoi dy herë nga goditjet e dënimit, në minutat 5 dhe 10-të, por të dyja tentativat kaluan shumë pranë shtyllës. Reagimi i Korabit ishte i vakët, ndërsa në të 37-tën Pius për Pogradecin rrezikoi me një goditje të fortë brenda zonës, por topi kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e 45-të, pas një aksioni të gjatë të liqenorëve, Toshevski pasoi bukur për Ezekiel, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga portieri Haka. Gjyqtari Indrit Myrtja akordoi penallti. Nga pika e bardhë, vetë Ezekiel mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi me qetësi, duke çuar Pogradecin në avantazh 1-0.

    Pjesa e dytë nisi me ndryshime të shumta në të dy kampet. Trajneri Deliallisi aktivizoi tre lojtarët titullarë të lënë në stol, Lahon, Morinën dhe Kukën, ndërsa Çela hodhi në fushë afrikanët për të ruajtur ekuilibrin. Loja u gjallërua ndjeshëm dhe Korabi arriti të barazojë falë një goli të bukur të Morinës, që e shfrytëzoi mjaft mirë një aksion model në minutën e 81-të. Barazimi i dha zemër dibranëve që kërkuan përmbysjen, por ishte Pogradeci ai që goditi sërish në momentin më të mirë të vendasve. Futja në fushë e Redon Razës, dibranit që luan për Pogradecin, solli edhe golin e dytë. Raza, pas një aksioni të shpejtë, asistoi saktë për Miklovan Peren, i cili me një prekje mjeshtërore dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 1-2 për miqtë. Një sukses me vlerë të madhe për liqenorët, që vazhdojnë marshimin drejt zonës së kreut, ndërsa për Korabin kjo është humbja e dytë radhazi në shtëpi.

    Korabi – Pogradeci 1-2

    Golat: Morina 81′ / Ezekiel 45+2’(11-m), Pere 85′

    Korabi: Haka, Kurti, Sina, Zeqiraj, Kryemadhi (Morina 64′), Boçka (Lajthija 69′, Ndreu (Laho 64′), Tepshi, Gega (Kuka 64′, Spahiu (Halilaj 79′), E.Reçi. (Në dispozicion: Mehidri, Uallace, Reçi). Trajner: Alfred Deliallisi

    Pogradeci: Esafi, Toshevski, Pere, Lila, Pius (Patushi 68′), Makafui, Kasmollari (Raza 68′, Danladi, Greca (Okoçukvu 46′), Ezekiel (Babatunde 46′), Santi (Samake Bedra 46′). (Në dispozicion: Staniç,  Kim, Krasniqi). Trajner:Emiljano Çela

    Kartonë të verdhë: Reçi 28′, Ndreu 45′

    Gjyqtarë: D. Grimci, A. Çoba, S. Hysejni (Shkodër)

    Delegat: Genc Misha (Tiranë)

    Vëzhgues: Agim Guçe (Lushnjë)

     

    Deliallisi: Patëm lojtarë me grip

    Alfred Deliallisi, trajneri i Korabit, pas ndeshjes për “Panorama Sport” tha: “E vlerësuam në maksimum takimin, ku kërkonim fitoren, në fund rezultati nuk na kënaqi, pasi kishim shumë arsye. Kishim shumë mungesa, pasi disa prej titullarëve paraqitën probleme shëndetësore si grip dhe temperaturë. Të rinjtë nuk arritën të justifikonin shansin e dhënë për të treguar veten. Kam besim te këta djem dhe jam i bindur se Korabi do t’i rikthehet ndeshjeve të bukura e rezultative”.

     

    Mbrojtësi

    Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro

     

    Autori i golit të dytë të Pogradecit, Miklovan Pere, pas ndeshjes ndaj Korabit, për “Panorama Sport” u shpreh: “Që në fillim kishim ardhur për të fituar dhe për të marrë trepikëshin në Peshkopi. Zhvilluam një ndeshje dominuese dhe me meritë arritëm të siguronim një fitore shumë të rëndësishme në një transfertë ku rrallë ekipe arrijnë të fitojnë. Dua t’ia dedikoj këtë fitore kapitenit tonë, Vangjel Zguro, për mbështetjen dhe frymën që ka sjellë te skuadra. Po ashtu, është një hap më pranë bastit që ai ka vënë me drejtuesit e klubit, për ta çuar Pogradecin në Superiore, bashkë me Skënderbeun – skuadrën ku ai ka qenë gjithashtu kapiten”.

     

    Helzag Instagram
    REJ
    eSIM SIGNAL
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Derbi i juglindjes mban emrin e Pogradecit, një supergol në minutat shtesë i shkakton humbjen e dytë Skënderbeut

    December 7, 2025

    Disiplina e FSHF vendos për ndeshjen Iliria – Skënderbeu, ja çfarë do të ndodhë

    December 5, 2025

    Reagon drejtori i Skënderbeut pas dhunës “Lojtarët tanë kishin shenja në trup, ndeshja nuk mund të zhvillohej”

    December 4, 2025

    Skandal pas ndeshjes: Dhunohet skuadra e Skënderbeut nga stafi i Ilirisë

    December 3, 2025
    TE FUNDIT

    Lajm i fundit/Policia kap duke kërkuar 4 të rinj nga Korça në varret Ilire të Selcës

    December 13, 2025

    Emri – Arrestohet i riu duke shpërndarë drogë në Korçë

    December 13, 2025

    “Turpi ju mbuloftë, qelbësira!”/ Zgjedhja e Endrit Shabanit si Avokat Populli, ‘shpërthen’ demokrati i famshëm: Na shkatërruat, jazëk

    December 12, 2025

    Korçë – Goditen 4 raste të tjera të lojërave të fatit, procedohen penalisht 4 shtetas

    December 12, 2025
    EKSKLUZIVE

    Trafik droge nga Shqipëria në Greqi, kapen 193 kg marijuanë në kufi, shoferi braktis makinën dhe arratiset në këmbë

    POGRADEC – FESTA E VERËRAVE DHE GËSHTENJËS: DY NETË ATMOSFERË, MUZIKË DHE TRADITË MË 5–6 DHJETOR

    Emri / Arrestim në Korçë, ja përse

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.