Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026

    Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë

    October 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kolonja tërheq turistët e huaj me kulinarinë tradicionale dhe turizmin e gjelbër
    Kulture

    Kolonja tërheq turistët e huaj me kulinarinë tradicionale dhe turizmin e gjelbër

    July 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Kolonja po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për turistët e huaj, falë kombinimit të natyrës së paprekur, traditës dhe kulinarisë autentike. Përveç vizitës në monumentet e trashëgimisë kulturore dhe peizazhet malore, vizitorët kanë mundësinë të përjetojnë nga afër traditat vendase, duke mësuar të gatuajnë receta karakteristike të zonës, si lakrori.

    Turistët francezë, të cilët këtë sezon janë ndër vizitorët më të shumtë në Kolonjë, shprehen të mahnitur nga mikpritja, ushqimet bio dhe bukuritë natyrore të zonës.

    Your browser does not support the video tag.

    “Për ne ishte një përvojë e mrekullueshme të mësonim të gatuanim lakrorin dhe të shihnim gratë teksa përgatisnin ushqimin. Ajo që na pëlqen më shumë është ushqimi bio, natyra e paprekur dhe mikpritja e njerëzve”, u shpreh një prej turistëve.

    Një tjetër vizitor tha se ishte hera e parë që vizitonte Shqipërinë, pas një turi në disa qytete të vendit.

    “Jemi mrekulluar nga mënyra se si na keni pritur. Sajtet arkeologjike, natyra dhe sidomos ushqimi na kanë lënë mbresa. Besoj se do të rikthehemi sërish”, tha ai.

    Sipas guidës turistike Klejdi Shtrembi, vizitorët e huaj po orientohen gjithnjë e më shumë drejt turizmit të gjelbër dhe eksperiencave autentike.

    “Turistët mahniten nga gjelbërimi dhe natyra e egër e Kolonjës. Ata provojnë me kënaqësi gatimet tradicionale dhe vlerësojnë faktin që çdo zonë e Shqipërisë ka një kulinari të veçantë”, shprehet ai.

    Mes peizazheve malore, traditave të ruajtura dhe shijeve autentike, Kolonja po fiton gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj, duke u kthyer në një nga destinacionet më tërheqëse të turizmit të gjelbër dhe atij kulinar në juglindje të Shqipërisë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026

    Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë

    October 24, 2026

    Mjegulla përfshin juglindjen, ulen temperaturat, policia apel për kujdes në rrugë

    October 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ernest Gjoka konfirmon: “Jam trajner i Skënderbeut”

    Greqia miraton ligjin për kthimin me forcë të emigrantëve pa dokumente

    Modelja shqiptare pjesë e dosjes Epstein, flet për median britanike pas skandaleve: Nuk jam perfekte

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.