Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026

    Eurodeputeti bullgar nga Korça flet për protestat; “Qeveria të dëgjojë popullin”

    June 14, 2026

    Reagon policia; “Ja çfarë ndodhi në aksidenti i Pogradecit”

    June 14, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Hipizmi çel sezonin në Korçë, mbi 30 kalorës në garë – sporti në rritje dhe atraksion turistik
    Vendi

    Hipizmi çel sezonin në Korçë, mbi 30 kalorës në garë – sporti në rritje dhe atraksion turistik

    April 27, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Është çelur sezoni i hipizmit në Shqipëri me një garë të zhvilluar në qytetin e Korçë, ku morën pjesë mbi 30 garues nga trevat shqiptare, përfshirë Tiranë dhe Kosovën. Në aktivitet u përfshinë fëmijë dhe të rritur, duke reflektuar rritjen e interesit për këtë sport në vend.

    Vitet e fundit, hipizmi ka njohur zhvillim të ndjeshëm, falë investimeve në pista, organizimit të aktiviteteve dhe promovimit nga Federata e Hipizmit e Shqipërisë. Sipas organizatorëve dhe pjesëmarrësve, nga gara në garë vihet re rritje e numrit të kalorësve dhe interes më i madh nga të rinjtë.

    Your browser does not support the video tag.

    “Gara e sotme shënon çeljen e sezonit të hipizmit. Kemi pjesëmarrës nga Kosova, Tirana dhe Korça. Janë 30 kalorës, fëmijë dhe të rritur, me eksperienca të ndryshme. Ky sport po zhvillohet gjithnjë e më shumë, me organizime të reja dhe pjesëmarrës të rinj. Ka edhe turistë që vijnë, pasi në Shqipëri është më lirë se jashtë dhe zgjedhin të mësojnë kalërimin këtu,” – u shpreh një nga organizatorët.

    Ndër pjesëmarrësit ishte edhe 10-vjeçarja Junia Kavazi nga Korça, e cila tregoi pasionin për këtë sport: “Kam një vit e gjysmë që merrem me kuaj. E kam hobi dhe kur të rritem dua të bëhem kalorëse.”

    Një tjetër garuese nga Tirana, që jeton në Angli, theksoi se vjen shpesh në Shqipëri për stërvitje: “Kam sjellë edhe kalin tim. Kam gjetur mikpritje shumë të mirë. Vij nëpër Europë për mësime dhe këtu ndihemi shumë të kënaqur. Synojmë të arrijmë më lart.”

    Përveçse si sport, hipizmi po shihet gjithnjë e më shumë edhe si një mundësi për zhvillimin e turizmit në juglindje të vendit, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që duan të përjetojnë kalërimin në natyrë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026

    Eurodeputeti bullgar nga Korça flet për protestat; “Qeveria të dëgjojë popullin”

    June 14, 2026

    Reagon policia; “Ja çfarë ndodhi në aksidenti i Pogradecit”

    June 14, 2026

    Tragjedi në aksin Pogradec-Lin/ Një viktimë dhe tre të plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve

    June 14, 2026
    TE FUNDIT

    Vrabevski për Pustecin: E rëndësishme është respektimi i të drejtave të minoritetit bullgar

    June 14, 2026

    Eurodeputeti bullgar nga Korça flet për protestat; “Qeveria të dëgjojë popullin”

    June 14, 2026

    Reagon policia; “Ja çfarë ndodhi në aksidenti i Pogradecit”

    June 14, 2026

    Tragjedi në aksin Pogradec-Lin/ Një viktimë dhe tre të plagosur pas përplasjes kokë më kokë të dy automjeteve

    June 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe një rast largimi të mituri

    EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike! Pamje nga banesa që u përfshi nga flakët

    Italianët mbështesin fermerët e Pogradecit për ruajtjen e varieteteve autoktone dhe rritjen e prodhimit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.