Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Skandal / Fast-food e Korçës hedhin mishin e skaduar në Vithkuq

    July 26, 2025

    82 vjetori i themelimit të Batalionit të Shpatit

    July 25, 2025

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    July 25, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ekskluzive / Korça po shemb kujtesën historike – Zhduken Vilat e Mborjarëve, do të ndërtohet kompleks
    Vendi

    Ekskluzive / Korça po shemb kujtesën historike – Zhduken Vilat e Mborjarëve, do të ndërtohet kompleks

    July 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në Korçë, godina historike e njohur si Vilat e Mborjarëve, ndërtuar nga filantropi Selim Mborja në vitet ’30, rrezikon të fshihet nga harta e qytetit për t’i lënë vendin një kompleksi të ri banimi me ndërtesa trekatëshe.

    Nga tre vilat fillestare me arkitekturë italiane, sot mbijeton vetëm një. Gjatë kohës së komunizmit, vilat u shtetëzuan dhe u përdorën nga lidershipi i kohës, përfshirë edhe Enver Hoxhën. Në periudhën e demokracisë, një pjesë e tyre kaloi në pronësi private dhe më pas u shit.

    Ballkan Desina

    Sot, sipas burimeve për Bufiurte.al, pritet të nisë ndërtimi i një kompleksi të madh banimi trekatësh në këtë zonë, një projekt i biznesmenëve lokalë nga Korça.

    Pyetja që ngrihet është: A duhet të ndërtohet në një hapësirë me kaq shumë ngarkesë historike e simbolike? A do të ruhet memoria e Mborjarëve dhe arkitektura e kësaj zone apo gjithçka do të kthehet thjesht në ndërtesa për interesa ekonomike?

    E rëndësishme është të theksohet se, megjithëse nuk kanë pasur një status të mirëfilltë si monument kulture, Vilat e Mborjarëve janë konsideruar gjithmonë pjesë e trashëgimisë historike dhe industriale të qytetit. Në mungesë të këtij statusi, çdo ndërtim i ri mund të kryhet ligjërisht, por a është moralisht e drejtë që Korça të zhdukë edhe këtë copëz të historisë së saj?

    Bashkia Korçë, duket se është sërish në rolin e spektatorit që hesht përballë interesave ekonomike. Ndërkohë që qyteti ka marrë tashmë tipare të një kantieri të shfrenuar, po diskutohet edhe për ndërtimin e një tjetër ndërtesë shumëkatëshe – një pallat 10 katësh – në Bulevardin Republika, zemra e Korçës historike.

    Rreziku është i qartë: në emër të “zhvillimit” po shkatërrohet identiteti. Korça mund të përfundojë si një qytet me ndërtesa moderne, por pa kujtesë, pa trashëgimi dhe pa shpirt.

    A është kjo Korça që duam? Apo thjesht po bëjmë pazare me historinë?

    Helzag Instagram
    eSIM SIGNAL
    Kompleks Korçë ndertim shemb
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    2T

    Related Posts

    Skandal / Fast-food e Korçës hedhin mishin e skaduar në Vithkuq

    July 26, 2025

    82 vjetori i themelimit të Batalionit të Shpatit

    July 25, 2025

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    July 25, 2025

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    July 25, 2025
    TE FUNDIT

    Skandal / Fast-food e Korçës hedhin mishin e skaduar në Vithkuq

    July 26, 2025

    82 vjetori i themelimit të Batalionit të Shpatit

    July 25, 2025

    In memoriam – 25 Korrik 1883, dita kur lindi Koli Rodhe, patrioti i shquar korçar

    July 25, 2025

    IEVP Korçë pajiset me autoambulancë të re – Rritet cilësia e shërbimit shëndetësor në institucion

    July 25, 2025
    EKSKLUZIVE

    Incidident në Pogradec, simpatizanti i PD godet me grusht komisionerin

    “Spektakël” në Korçë dy gratë mashtrojnë 44 vjecaren

    FOTO HISTORIKE/ Vendosja e bustit të Heroit Themistokli Gërmenji në Korçë.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2025 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.