Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » DVP Korçë/Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Korçë.
    Vendi

    DVP Korçë/Policia, kontrolle për nivelin e zhurmave në zonat turistike të Korçë.

    June 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në vijim të masave sensibilizuese, janë organizuar takime informuese me administratorë/pronarë subjektesh, kryesisht në zonat turistike, aktivitetet e të cilëve gjenerojnë zhurma nga muzika.

    Gjithashtu, ka nisur zbatimi i detyrave të parashikuara në planin e masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror.

    Your browser does not support the video tag.

    Strukturat e sigurisë publike të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, gjatë ditëve të fundit, sipas hartëzimit të zonave me ndotje akustike, kanë organizuar grupe kontrolli në terren.
    Në kuadër të këtyre kontrolleve, janë testuar me matës të zhurmës, disa ambiente dhe subjekte, të hapura dhe të mbyllura, në zona turistike, për verifikimin e respektimit të nivelit kufi të lejuar të zhurmës, të përcaktuar në ligjin nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar.

    Matjet janë bërë sipas kushteve të përcaktuara në procedurën standarde për kontrollin e ndotjes akustike.

    Masat adminstrative për subjektet që konstatohen në shkelje, variojnë 200 000-400 000 lekë, dhe në rast përsëritjeje, pezullim të aktivitetit.

    Si rezultat i verifikimeve të deritanishme, janë konstatuar 3 subjekte që operonin në kundërshtim me normat ligjore për nivelin e zhurmës. Ndaj këtyre subjekteve janë vënë masa administrative me vlerë 200 000 lekë secila.

    Krahas matjes së nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë ushtruar kontrolle edhe për respektimin e orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.

    Policia e Korçës mbetet e angazhuar dhe e vendosur për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurtë për banorët dhe vizitorët.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    DVP Korçë Policia
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Spanjë/ E gjeti të birin 2 vjeçar të zhv*shur, babai ekz*kuton logopedin dhe vetëdorëzohet në Polici

    June 17, 2026

    Peleshi: Vettingu, një kontribut historik për drejtësinë dhe Shqipërinë europiane

    June 17, 2026

    Dita e dhjetë e protestës në Korçë, turistja e huaj merr mikrofonin për të mbështetur tubuesit

    June 17, 2026

    Qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur/ Delina Ibrahimaj fluturon në Indonezi për marrëveshje punonjësish

    June 17, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Varësia nga droga, në Korçë më shumë përdorues nga zonat rurale

    “Lufta për Superioren: Skënderbeu shpëton me penallti, Pogradeci dhe Laçi fitojnë lehtësisht”

    Alfio Dersniku – Një talent i vogël me zemër të madhe

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.