Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Bledi ÇOMO/Do jetë Avokati i Pogradecit në Parlament
    Vendi

    Bledi ÇOMO/Do jetë Avokati i Pogradecit në Parlament

    May 16, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    9 mijë e 478 vota, po kaq shtërngime duarsh për ti “mbrojtur” hallet e tyre mori Bledi Çomo, avokati nga Pogradeci i cili është mandatuar si përfaqësues i qytetit liqenor në Kuvend.

    Your browser does not support the video tag.

    Në fakt të gjitha sondazhet e nxirrnim fitues Çomon që para datës 11 maj, çfarë duket se “trembi” edhe vetë strukturat drejtuese të PS në juglindje të vendit, e cila çuditej se si një personazh i politikës lokale të merrte kaq shumë mbështetje.

    Por Çomo njihet nga të gjithë, në të gjithë juglindjen për shkak të profesionit të tij si avokat, e jo më pak njohja e tij miqësore dhe profesionale shkon përtej Pogradecit deri në kryeqytet.

    Ka njohje shumë të mira edhe në fushën e artit, me shumë piktorë vendas dhe të huaj pasi realizon vazhdimisht koloni piktorësh për shkak të pasionit që ka për pikturën.

    E dëgjuam shpesh ta thoshte në fushatë kryebashkiaku më i votuar në historinë e zgjedhjeve lokale në Pogradec, Ilir Xhakolli, Bledi kishte marrë angazhime politike qëkurse rrinte me pantallona të shkurtra, pra që adoleshent.

    Rrugëtimin e tij e vijoji deri vonë me pozicione të ndryshme politike brenda partisë, për dy mandate më pas, u zgjodh kryetar i PS Pogradec të cilën e udhëhoqi drejt fitores së dy palë zgjedhjeve.

    Në 2021 u propozua si kandidat i listës së PS në Pogradec, kur luftohej për të thyer herzin. Ishte i 8-ti në renditje, mori më shumë se 5600 vota, por nuk ja doli të merrte një mandat.

    Si më i votuari në Pogradec dhe i 3-të në Qarkun e Korçës, Bledi u propozua sërish për të qenë pjesë e listës në zgjedhjet e 2025-ës. Partia dhe pogradecarët duket se ja kishin borxh për kontributin e tij dhe duhej që medoemos ta ulnin në karriken e Kuvendit.

    E nga ana tjetër, Çomo iu rifut një fushate që e njihte mirë tashmë. Pa shumë bujë, make up mediatik dhe pa filtra, por ashtu i buzëqeshur dhe me qetësinë e tij, avokati ja doli të rrëmbejë pothuajse dyfishin e votave të 2021, sot në rang qarku kur ende nuk janë hapur votat e Diasporës për kandidatët, ai ka marrë 9478 vota, por projeksoni është për 12 mijë vota + me gjithë diasporën.

    E duket se shqetësimi i strukurave drejtuese këtu merr kuptim, pasi Çomo mund të dalë i pari në Qarkun e Korçës më i votuari.

    Çomo zhvilloi një fushatë derë më derë, duke folur me këdo dhe pa bërë premtime të tipit punësime, kontrata apo benefite të tjera. U bazua në moton “Të gjithë për një e një për të gjithë” si premtim që i jepet kujtdo për të mbrojtur interesat publike në Kuvend.

    Që me largimin e Ilir Xhakollit nga Parlamenti para 7 vitesh, Pogradeci ishte i papërfaqësuar në Kuvend edhe pse hambarin e votave e ka të madh, e tani, legjislatura e ardhshme i jep zë qytetit Lasgusho-Kutelian në foltore.

    Xhakolli do të ketë krahun e tij në qendër dhe dyshja Xhakolli-Çomo, premton që Pogradecin ta kalojnë në fazën përfundimtare të një qyteti të zhvilluar, që forcon turizmin, ekomominë lokale dhe transformon qytetin. Xhakolli e ka treguar i vetëm këtë gjë, e tani me Çomon, djalin që e rriti në parti dhe u bë deputet, Pogradeci e ka të sigurtë hapin e zhvillimit.

    Bufiurtë.al

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Fushatë Kuvend Pogradec
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Reagon prefektja Florinda Zegullaj; “Jam në monitorim të situatës së rritjes të çmimeve në juglindje”

    Ndodh për herë të dytë në Pustec/ Kryeministri maqedonas Mickoski vjen në Shqipëri, nuk respektohet himni shqiptar

    Ish-deputeti i PD, Dashnor Sula emërohet Kryeinspektor i Përgjithshëm

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.