Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Dinamo lë pas Europën, Daja: Skënderbeu duhet vlerësuar në maksimum!
    Sport

    Dinamo lë pas Europën, Daja: Skënderbeu duhet vlerësuar në maksimum!

    August 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Dinamo rikthehet në kampionat pas mbylljes së aventurës europiane dhe tashmë e ka të gjithë fokusin te Abissnet Superiore. Blutë do të përballen të hënën në mbrëmje me Skënderbeun në “Elbasan Arena”, në sfidën e javës së dytë.

    Në prag të takimit, trajneri Ilir Daja analizoi situatën e skuadrës, duke pranuar se lodhja pas 120 minutave të luajtura në Conference League mund të ndikojë në përgatitjen për këtë ndeshje

    Your browser does not support the video tag.

    Daja e cilësoi aventurën europiane si një tjetër arritje për Dinamon, ndërsa tani kërkon që skuadra të rikthehet te rezultatet pozitive në kampionat.

    “Rikthehemi në kampionat dhe e dimë që është e vështirë, pasi kemi luajtur 120 minuta para tre ditësh. Duhet të menaxhojmë sa më mirë energjitë për të qenë efikasë ndaj Skënderbeut”, u shpreh tekniku.

    Trajneri kryeqytetas vlerësoi edhe kundërshtarin, i cili është rikthyer këtë sezon në elitën e futbollit shqiptar dhe e nisi kampionatin me një barazim ndaj Vllaznisë.

    “Skënderbeu është një vlerë e shtuar për Superiore. Ata vijnë pas një barazimi që u ka dhënë një dozë të mirë psikologjike. Për këtë arsye, ndeshja duhet vlerësuar në maksimum”, deklaroi Daja.

    Sa i përket gjendjes së skuadrës, Dinamo ka dy lojtarë të prekur nga viruset e stinës, ndërsa Aliji nuk do të jetë i gatshëm për sfidën e së hënës. Pjesa tjetër e grupit është në dispozicion të trajnerit.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Po konfirmohet si forcë e pamposhtur në kampionat, Pogradeci “pa limite” në marshin drejt elitës

    October 12, 2026

    Pogradec, fitore dramatike ndaj Skënderbeut, derbi vendoset në minutat shtesë

    October 2, 2026

    Rikthehet derbi i juglindjes, Skënderbeu përballë Pogradecit

    September 30, 2026

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026
    TE FUNDIT

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dr. Erton Karafili, mjeku nga Pogradeci që ngriti diagnostikën moderne në Shqipëri

    ‘Kam 40 krerë dhi, duhen 50’, fermerët e Korçës përballen me vështirësi në skemën e subvencioneve, ankohen për kriteret

    8 familje të izoluara/ Rruga që lidh Senishtin në bashkinë Maliq prej muajsh e izoluar, banorët apelojnë për ndihmë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.