Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Festa e Birrës/ Filo: 20-vjetori me risi, festa zhvillohet në polin e eventeve
    Vendi

    Festa e Birrës/ Filo: 20-vjetori me risi, festa zhvillohet në polin e eventeve

    August 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Vetëm një ditë para nisjes së edicionit të 20-të të Festës së Birrës, në Polin e Eventeve pranë Drenovës vijojnë përgatitjet e fundit për pritjen e mijëra vizitorëve. Për herë të parë, festa do të zhvillohet në këtë hapësirë të re, ndërsa për 5 netë qyteti i Korçës pritet të kthehet në një nga destinacionet kryesore të argëtimit dhe turizmit në vend. Kryetari i Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo, gjatë një deklarate për mediat, e cilësoi Festën e Birrës një nga eventet më të rëndësishme në Shqipëri, duke theksuar se 20-vjetori shënon një moment të veçantë në historinë e aktivitetit.

    Një tjetër ndryshim i rëndësishëm i këtij edicioni është zhvendosja e aktivitetit në Polin e Eventeve. Sipas kryebashkiakut Filo, hapësira e re ofron më shumë mundësi për organizimin e eventit dhe për pritjen e numrit të lartë të vizitorëve.

    Your browser does not support the video tag.

    Përgjatë pesë netëve të festës, organizatorët kanë parashikuar një program të larmishëm artistik, me emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërsa pjesë e pandarë e eventit do të jenë birrat vendase e të huaja dhe gastronomia tradicionale korçare.

    Në prag të nisjes së eventit, kryebashkiaku ka falenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin dhe zhvillimin e Festës së Birrës ndër vite, nga strukturat e Bashkisë dhe Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike, te kompanitë pjesëmarrëse dhe partnerët e eventit.

    Në fund, Filo ka ftuar qytetarët e Korçës, banorët e rajonit dhe turistët që kanë zgjedhur juglindjen për pushimet e gushtit, që t’i bashkohen festimeve të 20-vjetorit.

    Me një hapësirë të re, pesë netë festë dhe një program të pasur artistik e gastronomik, Korça është gati të presë mijëra vizitorë në edicionin jubilar të Festës së Birrës. 20-vjetori synon të sjellë një tjetër rekord pjesëmarrjeje, duke e kthyer edhe këtë gusht qytetin në një nga destinacionet kryesore të turizmit dhe argëtimit në vend.

    “Jemi në Polin e Eventeve në afërsi të Drenovës, ku janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të përgatitur vendin ku nesër do të fillojë edicioni i 20-të i Festës së Birrës. Festa e Birrës është një event madhor, jo vetëm për Korçën, por për Shqipërinë, i cili është, do të thoja, sinonim i gushtit në Korçë.

    Festa këtë vit ka dy risi. Risia e parë është, siç thashë, 20-vjetori, pra është një përvjetor, janë 20 vite ku kjo festë është rritur dhe është bërë sot një nga eventet më të mëdha në Shqipëri. Dhe për këtë arsye, edhe në çmimet e aplikacionit TEA të Dhënë nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, Festa e Birrës mori çmimin si event i më i vlerësuar në këtë aplikacion nga ana e vizitorëve vendas dhe të huaj.

    Por krah përvjetorit, kemi dhe risinë e dytë që është zhvendosja e festës nga pozicioni ku ka qenë zhvilluar vitet e fundit, tek terminali i autobusëve, në polin e eventeve. Është një hapësirë fantastike, siç e shihni, krijon më shumë frymëmarrje dhe më shumë prezencë për t’ju offered magjinë që kjo festë synon t’ju japë të gjithë pjesëmarrësve, të gjithë vizitorëve që do të bëhen pjesë e saj.

    Dhe më vjen mirë që në këtë 20-vjetor kemi mundur të realizojmë edhe një premtim të rëndësishëm siç është ndërtimi i kësaj qendre të eventeve, që do të jetë në funksion jo vetëm të Festës së Birrës, por edhe të shumë eventeve të mëdha në funksion të zhvillimit të turizmit në Korçë.

    Edhe këtë vit do të kemi 5 netë, ku jemi kujdesur që të kemi miksin e duhur, pra kombinimin e duhur ndërmjet programit artistik, këngëtarëve që do të jenë nga këngëtarët më të njohur në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarë, kemi dhe këngëtarë nga vendet fqinjë. Dhe patjetër edhe produkteve tradicionale, ku kryefjala janë birrat, birrat vendase edhe birrat e huaja, por edhe gatimet tradicionale të Korçës, kërnacet, salçiçet dhe produktet korçare.

    Do të doja që në këtë 20-vjetor të falënderoja të gjithë ata që kanë mundësuar këtë histori suksesi të kësaj feste, duke filluar nga stafi i Bashkisë, stafi i Ndërmarrjes së Shërbimeve Publike që kanë punuar me përkushtim, patjetër kompanitë pjesëmarrëse, kompanitë e birrave, kompanitë e produkteve të tjera ushqimore, por edhe partnerët tanë, Media Production, që është partneri me të cilin ne kemi implementuar këtë festë në vitet e fundit.

    Dhe do të doja ta mbyllja duke i ftuar të gjithë qytetarët e Korçës, qytetit, bashkisë, rajonit të Korçës, por edhe të gjithë vizitorët që kanë zgjedhur juglindjen e Shqipërisë për të kaluar këto ditë, për t’u bërë pjesë e kësaj feste dhe për të shijuar magjinë e saj”, u shpreh Filo.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    TE FUNDIT

    “Mos na merrni ujin” – protestë në Burimas të Maliqit

    August 12, 2026

    Kristjan Sterjo lihet në burg, Gjykata e Korçës cakton “arrest me burg”

    August 12, 2026

    Nis Festa e Birrës në Korçë, çelet Poli i Eventeve në Drenovë

    August 12, 2026

    Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

    August 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vodhi targat e 5 automjeteve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

    Emri – Drogë në Maliq, arrestohet 39 vjeçari

    Jo më rradhë të gjata në Qafë Thanë, “One Stop” para sezonit veror

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.