Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Pretendimet për lidhje farefisnie mes Pirro Vengut dhe Andrea Shllakut, verifikimet i nxjerrin të pavërteta

    November 10, 2026

    Rezultatet e dobëta sjellin largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi në kërkim të trajnerit të ri

    November 10, 2026

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas

    November 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë
    Vendi

    Lin 3, kërkimet arkeologjike vijojnë në Liqenin e Ohrit: Siti shtrihet në rreth 6 hektarë

    September 26, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për të gjashtin vit radhazi, arkeologë shqiptarë dhe të huaj po vijojnë kërkimet në sitin palafit Lin 3, në bregun e Liqenit të Ohrit.

    Gjatë këtij viti, kërkimet kanë konfirmuar një sipërfaqe prej rreth 6 hektarësh, duke e renditur Lin 3 ndër sitet palafite me sipërfaqen më të madhe të njohur në Ballkan.

    Your browser does not support the video tag.

    Bashkëdrejtuesi i projektit, Martin Hinz nga Universiteti i Bernës, e cilëson Lin 3 një prej siteve më të rëndësishme për studimin e prehistorisë së Shqipërisë dhe Europës. Sipas tij, vendbanimi daton nga rreth 5800 deri në 4000 para Krishtit, duke përfaqësuar rreth 2 mijë vjet histori banimi.

    Një pjesë e vendbanimit ndodhet në tokë, ndërsa pjesa tjetër nën ujërat e Liqenit të Ohrit. Kjo ka mundësuar ruajtjen e mirë të materialeve organike, përfshirë drurin dhe mbetjet bimore.

    Këtë vit, kërkimet janë përqendruar kryesisht në zonën nënujore, të kombinuara me studime gjeofizike, me synim përcaktimin më të saktë të shtrirjes dhe strukturës së vendbanimit.

    Kampionet e marra nga sedimentet do të analizohen në laboratorë në Bernë, Oksford, Kiel dhe Kopenhagë, për të sjellë të dhëna të reja mbi jetën dhe zhvillimin e komuniteteve të hershme që kanë banuar në këtë zonë.

    Sipas studiuesve, rëndësia e Lin 3 lidhet edhe me procesin e përhapjes së bujqësisë në Europë. Ballkani konsiderohet një nga rrugët përmes së cilës bujqësia u përhap nga Anatolia drejt Europës, ndërsa zona e Linit mund të ketë luajtur një rol në përshtatjen e saj me kushtet klimatike të rajonit.

    Vendbanimi palafit i Linit ka ofruar të dhëna të rëndësishme për historinë e banimit në zonë, nga Neoliti i Mesëm deri në Eneolit. Kërkimet pritet të vijojnë edhe në vitet e ardhshme, përmes gërmimeve dhe metodave të tjera shkencore.

    Siti i Lin 3 është pjesë e trashëgimisë arkeologjike të lidhur me Liqenin e Ohrit, i cili është pjesë e Listës së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Pretendimet për lidhje farefisnie mes Pirro Vengut dhe Andrea Shllakut, verifikimet i nxjerrin të pavërteta

    November 10, 2026

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas

    November 10, 2026

    Skënderbeu reagon për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj

    November 10, 2026

    Dr. Milen Vrabevski shpallet “Qytetar nderi” i Tetevenit, vlerësim për një mision humanitar që ka prekur edhe Shqipërinë

    November 9, 2026
    TE FUNDIT

    Pretendimet për lidhje farefisnie mes Pirro Vengut dhe Andrea Shllakut, verifikimet i nxjerrin të pavërteta

    November 10, 2026

    Rezultatet e dobëta sjellin largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi në kërkim të trajnerit të ri

    November 10, 2026

    “Jam 16 orë pa pushim në shërbim të djalit tim” – letra e psikologes që ngre alarmin: Familjet me persona me aftësi të kufizuara janë lënë pas

    November 10, 2026

    Skënderbeu reagon për gjendjen shëndetësore të presidentit Ardjan Takaj

    November 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kriza e tregut të rrushit në Pogradec, fermerët në hall

    Miliona dollarë për lobim në Uashington, çfarë kërkon Balkan Energy e Skënder Sulajt në SHBA?

    Ervin Salianji njofton takimin e radhës me demokratët: Shihemi në Korçën e shtrenjtë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.