Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Edicioni i parë i Festës së Bishnicës mbledh banorët nga mbarë bota
    Kulture

    Edicioni i parë i Festës së Bishnicës mbledh banorët nga mbarë bota

    August 3, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për herë të parë, Bishnica, një nga fshatrat më të piktoreskë të Mokrës, organizoi Festën e fshatit, një aktivitet që mblodhi banorët që sot jetojnë në qytete të ndryshme të Shqipërisë apo në Europë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pas shumë vitesh, oborret dhe rrugët dhe qendra e fshatit u mbushën sërish me njerëz, duke e kthyer këtë ditë në një festë të madhe kujtimesh.

    Edicioni i parë i festës u shoqërua me ekspozitë fotografike që risolli historinë e Bishnicës, sharrtarëve, inxhinerëve, këngëve e valleve popullore, si edhe gatimet karakteristike të zonës.

    Your browser does not support the video tag.

    Aktiviteti kishte për qëllim jo vetëm bashkimin e komunitetit, por edhe promovimin e vlerave kulturore, historike dhe turistike të fshatit.

    E njohur si “e bukura e Mokrës”, Bishnica ofron natyrë të paprekur, pyje, ajër të pastër dhe një sërë destinacionesh që tërheqin vizitorë vendas e të huaj.

    Dikur, Bishnica ishte ndër fshatrat më të populluara të krahinës. Stabilimenti i sharrave dhe përpunimit të lëndës drusore siguronte punësim për dhjetëra familje dhe ishte shtylla kryesore e ekonomisë së zonës. Pas mbylljes së tij, shumë banorë u detyruan të emigronin, ndërsa sot në fshat kanë mbetur vetëm pak familje që jetojnë kryesisht me blegtori dhe bujqësi.

    Banorët thonë se, pavarësisht viteve larg vendlindjes, organizimi i këtij edicioni të parë është një hap i rëndësishëm për të ruajtur traditat dhe për të forcuar lidhjen me vendin ku kanë rrënjët.

    Festa e Bishnicës synon të kthehet në një traditë të përvitshme, duke promovuar potencialin turistik e kulturor të kësaj zone.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Nuk iu bind urdhrit të Policisë në PKK Kapshticë, procedohet 36-vjeçari

    Fotolajm/ Me lot në sy… banorët largohen bashkë me bagëtitë teksa zjarri ‘përpin’ fshatin në Gramsh

    Ulen temperaturat deri -4 në Korçë, mjegulla prezente me qytet dhe akset nacionale

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.