Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Apel për ndihmë për Marisa Bramkën, 9-vjeçarja nga Devolli që po lufton me kancerin

    October 10, 2026

    “Do shkojmë në Korçë me pasaportë”, banorët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë

    October 10, 2026

    Tjetër kandidat i pavarur në Pogradec për bashkinë, zbuloni emrin

    October 10, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Zbardhet ngjarja në Pogradec/ Tentuan të vrisnin 35-vjeçarin, arrestohen dy autorë të dyshuar, dy të tjerë në kërkim
    Vendi

    Zbardhet ngjarja në Pogradec/ Tentuan të vrisnin 35-vjeçarin, arrestohen dy autorë të dyshuar, dy të tjerë në kërkim

    June 30, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradec

    Zbardhen rrethanat e ngjarjes së djeshme, identifikohen 4 autorët e dyshuar të tentativës për vrasjen me armë zjarri të një 35-vjeçari.

    Your browser does not support the video tag.

    Arrestohen 2 prej tyre, shpallen në kërkim 2 të tjerët (të katërt me precedent penal për krime kundër personit).

    Njëri prej autorëve kryesorë u vu në pranga disa minuta pas ngjarjes, pas ndjekjes së pandërprerë nga Policia.

    Sekuestrohen 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

    Në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur dje, në lagjen nr. 3, Pogradec, ku u plagos me armë zjarri, në këmbë, një 35-vjeçar, u identifikuan 4 autorët e dyshuar të ngjarjes, të katërt me precedent penal për krime kundër personit.

    2 prej tyre, shtetasit Nikolas Agolli, 24 vjeç, banues në fshatin Buçimas, dhe D. P., 30 vjeç, banues në lagjen nr. 1, Pogradec, u vunë në pranga, ndërsa 2 të tjerët, shtetasit Meard Berberi40 vjeç, banues në lagjen nr. 2, Pogradec, dhe E. A., 22 vjeç, banues në fshatin Buçimas, u shpallën në kërkim.

    Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, për shkak të konflikteve të mëparshme me shtetasin B. S., 35 vjeç, kanë tentuar ta vrasin atë duke e qëlluar me armë zjarri, gjatë kohës që ai ndodhej në automjetin e tij, të parkuar në lagjen nr. 3, Pogradec.

    Njëri prej autorëve kryesorë u lokalizua dhe u arrestua vetëm pak minuta pas ngjarjes, si rezultat i reagimit të menjëhershëm dhe ndjekjes së pandërprerë nga shërbimet e Policisë.

    Gjatë veprimeve hetimore u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 3 automjete dhe 6 aparate celularë.

    35-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Apel për ndihmë për Marisa Bramkën, 9-vjeçarja nga Devolli që po lufton me kancerin

    October 10, 2026

    “Do shkojmë në Korçë me pasaportë”, banorët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë

    October 10, 2026

    Tjetër kandidat i pavarur në Pogradec për bashkinë, zbuloni emrin

    October 10, 2026

    Ahmataj pas humbjes ndaj Teutës: “Nuk na përballojnë dot, po shohim çudira”

    October 10, 2026
    TE FUNDIT

    Apel për ndihmë për Marisa Bramkën, 9-vjeçarja nga Devolli që po lufton me kancerin

    October 10, 2026

    “Do shkojmë në Korçë me pasaportë”, banorët e Maliqit kundër shkrirjes së bashkisë

    October 10, 2026

    Tjetër kandidat i pavarur në Pogradec për bashkinë, zbuloni emrin

    October 10, 2026

    Ahmataj pas humbjes ndaj Teutës: “Nuk na përballojnë dot, po shohim çudira”

    October 10, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shpëtim Agolli tregon si donin “t’ja fusnin” për votat e Korçës

    “Më mungojnë prindërit”, Eli Fara prek me rrëfimin: Nuk më pret më njeri në Korçë

    Aksi rrugor Maliq- Gramsh, 4 orë i bllokuar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.