Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nis në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit “Lin Aqua 2”, mbi 50 artistë nga e gjithë bota pikturojnë bukuritë e zonës
    Kulture

    Nis në Pogradec Festivali Ndërkombëtar i Akuarelit “Lin Aqua 2”, mbi 50 artistë nga e gjithë bota pikturojnë bukuritë e zonës

    June 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ka nisur në Pogradec edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Akuarelit “Lin Aqua”, një ngjarje artistike që ka bërë bashkë mbi 50 piktorë nga vende të ndryshme të botës.

    Për disa ditë me radhë, artistët do të sjellin në telajo, përmes teknikës së akuarelit, peizazhet më të bukura të Linit dhe Pogradecit, duke promovuar natyrën, kulturën dhe trashëgiminë e zonës përmes artit.

    Your browser does not support the video tag.

    Pjesëmarrësit shprehen të mahnitur nga bukuritë e Shqipërisë. Një piktor nga Italia, që viziton vendin tonë për herë të parë, e cilëson Shqipërinë si një vend ideal për të pikturuar.

    “Është hera ime e parë këtu. Nuk kisha dëgjuar shumë për Shqipërinë, por më duket një vend perfekt. Sot po pikturoj ujin, banesat dhe natyrën. Ngjyrat janë të mrekullueshme dhe frymëzuese,” u shpreh ai.

    Një artiste tjetër, e cila ndodhet për herë të dytë në Shqipëri dhe për herë të parë në Pogradec, tha se natyra shqiptare ka ruajtur autenticitetin e saj.

    “Shqipëria është më shumë se e bukur, sepse natyra është ende natyrë. Ka dritë, ngjyra dhe jetë kudo,” tha ajo.

    Edhe një piktor shqiptar që jeton në Itali u shpreh se rikthimi në vendlindje për të pikturuar është gjithmonë një emocion i veçantë.

    “Shqipëria është një vepër arti. Ka ngjyra të forta, elegante dhe çdo cep i saj ka një histori për të treguar,” tha ai.

    Një nga organizatorët e festivalit, Armand Xhika, vlerësoi nivelin e lartë të artistëve pjesëmarrës dhe entuziazmin e tyre për Pogradecin.

    “Artistët që marrin pjesë këtu janë të një niveli shumë të lartë. Të gjithëve u ka pëlqyer Pogradeci. Uji është elementi kryesor i këtij festivali dhe lidhet natyrshëm me teknikën e akuarelit. Shumica nuk kishin qenë më parë në Shqipëri dhe janë mahnitur nga bukuria e saj. Kemi pjesëmarrës nga Ukraina, Lituania, Spanja, Italia dhe vende të tjera,” tha ai.

    Ekspozita me punimet e realizuara gjatë festivalit do të qëndrojë e hapur deri më 12 korrik, duke u dhënë mundësi qytetarëve dhe turistëve të vizitojnë dhe të shijojnë veprat e artistëve ndërkombëtarë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026
    TE FUNDIT

    Peleshi: Bashkimi i Korçës me Maliqin krijon bashkinë më të madhe në vend për nga sipërfaqja

    October 9, 2026

    Pse foli tani Jared Kushner për Zvërnecin?!

    October 9, 2026

    Reforma shkriu Maliqin, Romina Kuko: Modernizohet qeverisja, bashkitë më të mëdha sjellin më shumë investime

    October 9, 2026

    Kur filantropia bëhet pjesë e identitetit

    October 9, 2026
    EKSKLUZIVE

    Moti shkatërroi qershitë në Korçë, fermerët: S’ka prodhim, kompanitë nuk sigurojnë bujqësinë

    Camping e kayak në Pustec

    Riaktivizohet zjarri në Kapshticë – vështirësi për të fikur vatrat, grekët “nuk përgjigjen”

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.