Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka kundërshtuar pretendimet se dënimi 10-vjeçar i klubit nga UEFA vazhdon deri në sezonin 2028/29. Ai deklaron se klubi ka marrë një komunikim zyrtar nga UEFA, sipas të cilit dënimi ka përfunduar dhe Skënderbeu është i lirë të marrë pjesë në garat europiane duke nisur nga sezoni 2026/27, nëse siguron kualifikimin në fushën e lojës.
Takaj e cilësoi të pavërtetë informacionin që ka qarkulluar në disa media dhe theksoi se fokusi i klubit mbetet vetëm te arritja e objektivave sportive, duke shtuar se çdo pjesëmarrje në kupat e Europës do të varet nga renditja në kampionat.


