Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Filarmonia e Kosovës mahnit Korçën, serenata korçare emocionon publikun në Teatrin “Andon Zako Çajupi”
    Kulture

    Filarmonia e Kosovës mahnit Korçën, serenata korçare emocionon publikun në Teatrin “Andon Zako Çajupi”

    May 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Për herë të parë, Filarmonia e Kosovës është ngjitur në skenën e Teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë, duke sjellë një koncert të veçantë që ndërthurte muzikën klasike shqiptare dhe atë botërore në qytetin e serenatave.

    Nën dirigjimin e maestro Baki Jashari, orkestra interpretoi një repertor të pasur artistik, ku një vend të rëndësishëm zunë edhe veprat e kompozitorëve shqiptarë, të cilat u pritën me entuziazëm dhe duartrokitje nga publiku korçar.

    Your browser does not support the video tag.

    Kulmi emocional i mbrëmjes ishte interpretimi surprizë i një serenate korçare nga e gjithë orkestra, duke krijuar një atmosferë të veçantë në sallën e teatrit. Dirigjenti Baki Jashari e cilësoi këtë performancë si një dhuratë simbolike për Korçën, qytetin e kulturës dhe traditës artistike.

    “Vijmë për herë të parë në Korçë dhe ishte një emocion i veçantë. Korça njihet si qytet kulturor me publik të mrekullueshëm. Menduan se çfarë do t’i pëlqente më shumë këtij qyteti dhe zgjodhëm serenatën korçare, të cilës u dhamë madhështinë e një orkestre të madhe”, u shpreh Jashari.

    Edhe violinistja e njohur dhe solistja Sihana Badivuku vlerësoi ngrohtësinë dhe kulturën artistike të publikut korçar, duke e cilësuar koncertin si një përjetim të rrallë emocional.

    E themeluar në vitin 2000, pas luftës në Kosovë, Filarmonia e Kosovës është kthyer në një nga institucionet më të rëndësishme të muzikës klasike shqiptare në rajon, duke përfaqësuar kulturën shqiptare në skena prestigjioze europiane si Vatikani, Parisi, Roma dhe Berna. Koncerti në Korçë shënoi një tjetër urë bashkëpunimi kulturor mes artistëve shqiptarë dhe publikut artdashës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Skënderbeu shpallet kampion për vajza në volejbollin U-18

    DVP Korçë: Arrestime për drejtim në gjendje të dehur, shkelje të masës “arrest në shtëpi” dhe vepra të tjera penale

    32 mijë firma dorëzohen në KQZ për trajtimin shëndetësor falas të fëmijëve

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.