Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Avni Ponari në “Konventën Arbërore”, inaugurohet teatri i parë arbëresh në Kalabri
    Kulture

    Avni Ponari në “Konventën Arbërore”, inaugurohet teatri i parë arbëresh në Kalabri

    April 29, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në San Demetrio Koronë të Kalabrisë, vendlindjen e ideologut të madh të Rilindjes Kombëtare shqiptare, Jeronim De Rada, u inaugurua teatri i parë arbëresh me një kapacitet prej 500 vendesh, në kuadër të aktivitetit madhor “Konventa Arbërore”.

    Ceremonia u kthye në një festë të madhe të kulturës dhe identitetit shqiptar, duke bashkuar arbëreshë dhe shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi, në një ngjarje simbolike për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kombëtare.

    Your browser does not support the video tag.

    Mes të ftuarve ishte edhe CEO i SIGAL INSURANCE GROUP, Avni Ponari, i cili përfaqësoi kompaninë lider të sigurimeve në rajon dhe rikonfirmoi mbështetjen e saj për kulturën shqiptare dhe arbëreshe.

    SIGAL kontribuoi në këtë event historik përmes Orkestrës së Harqeve SIGAL, me 15 instrumentistë nën dirigjimin e Mjeshtrit të Madh Ermir Dizdari, të cilët sollën në skenën e teatrit të ri një spektakël të pasur artistik me muzikë shqiptare, arbëreshe, valle tradicionale dhe emocione të forta që zgjatën për më shumë se tre orë.

    Ky aktivitet shënoi një tjetër sukses për Orkestrën e Harqeve SIGAL, e cila prej vitit 2013 promovon artin shqiptar në Shqipëri, Kosovë dhe rajon, ndërsa tashmë shton në historikun e saj edhe një skenë të rëndësishme ndërkombëtare, teatrin më të ri arbëresh në Kalabri.

    Kryetari i Komunës së San Demetrio Koronës, Ernesto Madeo, vlerësoi kontributin e artistëve dhe të Avni Ponarit, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një urë të fortë lidhëse mes botës arbëreshe dhe shqiptare.

    Teatri i ri arbëresh pritet të shndërrohet në një qendër të rëndësishme arti, kulture dhe edukimi, duke forcuar më tej identitetin e një komuniteti që prej më shumë se pesë shekujsh ka ruajtur gjuhën, traditat dhe shpirtin shqiptar në zemër të Europës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Përfundon bojkoti në Universitetin e Korçës, studentët rikthehen në auditorë

    November 2, 2026

    Thomas Enkelana reagon pas zjarrit në fabrikën e kafesë: Aktiviteti vijon normalisht

    November 2, 2026

    Baçallëku, bujqësia humbet shpresën, fermerët përballen me mungesën e ujit dhe tregut

    November 2, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    EKSKLUZIVE

    Mesazhi i Myftiut për fillimin e muajit të Ramazanit

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    Lajm i fundit – Bllokohet Kapshtica për kamionët, policia del me njoftim

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.