Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive
    Vendi

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Krijimi i Komisionit për Reformën Territoriale-Administrative është një hap pozitiv, ndërsa deri tani është vërejtur bashkëpunim bipartisan mes forcave kryesore politike. Kështu u shpreh Niko Peleshi nga Maliqi, i cili theksoi se synimi është që produkti final i reformës të jetë i përbashkët dhe me dakordësi nga të dyja palët, duke garantuar qëndrueshmëri më të madhe në kohë.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tij, variantet e ndryshme që po diskutohen, përfshirë edhe ato që kanë qarkulluar në media nga mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, janë pjesë e një procesi normal konsultimi dhe reflektimi.

    Ai nënvizoi se komisioni pritet të shqyrtojë edhe propozime nga anëtarë të tjerë, përtej grupit socialist, me qëllim që reforma të mbështetet mbi një bazë sa më të gjerë konsensusi.
    Peleshi theksoi se thelbi i reformës duhet të jetë rritja e eficiencës së bashkive dhe shfrytëzimi më i mirë i potencialeve ekonomike, veçanërisht në zonat rurale. Sipas tij, një nga arritjet e reformës së vitit 2015 ishte krijimi i bashkive me përbërje urbane dhe rurale, çka ka ndihmuar në zhvillimin më të integruar të territorit. Ai solli si shembull qarkun e Korçës, i cili ka fushën e dytë më të madhe bujqësore në Shqipëri dhe potencial të konsiderueshëm për zhvillim ekonomik.

    Në këtë kuadër, ai theksoi se bashkitë periferike, jo metropolitane, ndodhen sot përballë sfidës së migrimit të brendshëm, një fenomen ndërkombëtar që favorizon përqendrimin e popullsisë në zonat e mëdha urbane. Sipas Peleshit, pushteti vendor duhet të gjejë mënyra për të zhvilluar potencialet ekonomike, në mënyrë që të ruajë lidhjen e popullsisë me territorin dhe të frenojë boshatisjen e zonave periferike.

    Ai shtoi se reforma nuk duhet të udhëhiqet nga faktorë politikë apo demagogjikë, duke kujtuar se edhe reforma e viteve 2014–2015 ishte një hap cilësor përpara në ndërtimin e arkitekturës së re të bashkive. Megjithatë, zhvillimet dinamike kërkojnë përshtatje të vazhdueshme dhe, sipas tij, tashmë është momenti për një rishikim të ri.

    Peleshi mohoi gjithashtu zërat për përçarje brenda partisë, duke i cilësuar ato si thashetheme pa bazë politike. Ai theksoi se debatet dhe diskutimet e gjata janë pjesë normale e demokracisë së brendshme dhe nuk mund të konsiderohen si ndarje apo konflikt.

    Një tjetër element që, sipas tij, po merret në konsideratë nga Komisioni i Reformës është ruajtja e identitetit kulturor, etnokulturor dhe gjuhësor të zonave të ndryshme. Ai theksoi se mozaiku kulturor përbën një vlerë për vendin dhe për rajonin e Korçës, ku jetojnë edhe komunitete minoritare, si minoriteti maqedonas, të cilat duhet të ruhen dhe të respektohen në procesin e riorganizimit territorial.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Niko Peleshi: Reforma territoriale duhet të jetë bipartizane dhe të çlirojë potencialet ekonomike të bashkive

    March 29, 2026

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Historia e filantropit të madh te vila e të cilit flinte Enver Hoxha: Kur njësitet guerilje të Korçës do i bënin atentat, Selimi me Fitreten u larguan

    Rriten rastet e dhunës në familje në juglindje të vendit

    Konsullatë e re maqedonase në Korçë – tregon ministri i jashtëm nga Pusteci

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.