Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Shpërthimi në Brryl, pesë sigurimet që duhet të njohin bizneset e karburanteve
    Vendi

    Shpërthimi në Brryl, pesë sigurimet që duhet të njohin bizneset e karburanteve

    September 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shpërthimi i karburantit në zonën e Brrylit në Tiranë ka rikthyer në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes financiare për bizneset që ushtrojnë aktivitete me rrezikshmëri të lartë.

    Për pikat e tregtimit të karburanteve, përveç respektimit të detyrimeve ligjore, ekzistojnë edhe disa produkte sigurimi që mund të ndihmojnë në minimizimin e pasojave financiare në rast aksidentesh apo dëmesh të papritura.

    Your browser does not support the video tag.

    Pesë sigurimet kryesore që rekomandohen për këto biznese janë:

    1. Sigurimi i përgjegjësisë civile ndaj të tretëve,
    2. Sigurimi i personelit nga aksidentet,
    3. Sigurimi i pronës së biznesit,
    4. Sigurimi i fitimit të munguar,
    5. Sigurimi i përgjegjësisë mjedisore.

    Sigurimi i detyrueshëm

    Sigurimi i përgjegjësisë civile ndaj të tretëve është një nga mbulimet kryesore për subjektet me rrezikshmëri të lartë. Ai mbulon dëmet që mund t’u shkaktohen personave dhe pasurisë së palëve të treta, përfshirë klientët, kalimtarët, këmbësorët dhe subjektet apo pronat në afërsi.

    Sipas ligjit nr. 32/2016, operatorët ekonomikë që kanë në pronësi ose administrojnë pajisje dhe instalime nën presion duhet të kenë sigurim të përgjegjësisë civile. Ky sigurim duhet të jetë i vlefshëm gjatë gjithë periudhës së përdorimit të pajisjes apo instalimit dhe synon të mbulojë dëmet që mund t’i shkaktohen jetës, shëndetit, pronës dhe mjedisit.

    Pajisjet nën presion përfshijnë pajisje stacionare, enë të thjeshta dhe pajisje transportuese nën presion, me presion të lejuar mbi 0.5 bar.

    Në këtë kategori përfshihen edhe pikat e tregtimit të karburanteve. Sipas VKM nr. 268/2024, detyrimi për sigurimin e përgjegjësisë civile përcaktohet edhe në varësi të kapacitetit të depozitave të karburantit.

    Katër sigurime vullnetare

    Përtej sigurimit të detyrueshëm, bizneset mund të zgjedhin edhe mbulime të tjera për të kufizuar humbjet financiare.

    Sigurimi i personelit nga aksidentet mbulon shpenzime mjekësore dhe dëmtime të punonjësve. Në rastet e humbjes së jetës, në varësi të kontratës së sigurimit, dëmshpërblimi mund të arrijë deri në 5 milionë lekë.

    Sigurimi i pronës synon të mbulojë dëmet materiale të shkaktuara nga ngjarjet e parashikuara në policën e sigurimit dhe të ndihmojë biznesin të rikthehet më shpejt në aktivitet.

    Një tjetër mbulim është sigurimi i fitimit të munguar, i cili kompenson humbjet e të ardhurave që shkaktohen nga ndërprerja e aktivitetit pas një dëmi material. Vlerësimi i kompensimit bëhet mbi bazën e dokumentacionit financiar dhe bilanceve zyrtare të kompanisë.

    Ndërsa sigurimi i përgjegjësisë mjedisore synon të mbulojë përgjegjësitë financiare që mund të lindin nga dëmet e shkaktuara ndaj mjedisit.

    Sigurimi si mbrojtje dhe investim për biznesin

    Paketat e sigurimit nuk shërbejnë vetëm për të përballuar kostot pas një aksidenti. Ato mund të ndihmojnë bizneset të rikthehen më shpejt në aktivitet, të kompensojnë palët e dëmtuara dhe të ruajnë besueshmërinë e tyre.

    Në tregun shqiptar, këto produkte ofrohen edhe nga SIGAL INSURANCE GROUP, e cila, sipas të dhënave të autoriteteve mbikëqyrëse në rajon, gjatë shtatë muajve të parë të vitit 2026 ka paguar rreth 27.5 milionë euro dëme në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

    Për bizneset e interesuara, ofrohen mundësi për paketa të kombinuara dhe të përshtatura sipas aktivitetit dhe nivelit të riskut, përmes qendrave të shërbimit të kompanisë dhe kanaleve online.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    TE FUNDIT

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ndahet nga jeta gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji

    DEVOLLI NIS SEZONIN ME MBËSHTETJE MË TË MADHE FINANCIARE – BUXHETI RRITET NË 12 MILION LEKË

    35 vite pa një situatë të tillë – Sheqerasi në alarm nga reshjet

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.