Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Endri Shabani do tia hajë kokën Berishës – nga Mentor Kikia
    Vendi

    Endri Shabani do tia hajë kokën Berishës – nga Mentor Kikia

    December 12, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Me Endri Shabanin kam qenë dhjetra herë në studio televizive, veçanërisht para zgjedhjeve të 11 majit. Ka qenë një nga kritikët më agresive dhe më sistematikë të PD-së dhe Berishës personalisht. Një debatues po aq agresiv me përfaqësuesit e opozitës. Nuk po them nëse kishte të drejtë në ato që thoshte apo jo, është tjetër temë kjo. Ishte gjithashtu i vendosur që grupimi politik ku bënte pjesë të mos bashkëpunonte me PD-në, derisa në krye të saj ishte Berisha. Sot Endri Shabani është Avokat i Popoullit, i propozuar nga PD, i votuar nga PS dhe i kontestuar nga PD.

    Një operacion politik kryekëput skuthash!

    Your browser does not support the video tag.

    PD, pasi ofroi nja 30 firma deputetësh, në seancë akuzonte Ramën se po kap edhe institucionin e fundit që duhej të drejtohej nga opozita. Ç’nuk bënë për të bindur publikun se Shabani nuk ishte as zgjedhje as preferencë e tyre, por nuk dhanë asnjë shpjegim se përse ia dhanë firmat për tux bërë kandidat. Çfarë plani kishte Berisha që e bëri Shabanin kandidat?

    Sot, Sali Berisha, ose duhej të vinte para “gjyqit” deputetët që shitën edhe të vetmin institucion që mund të drejtonin, ose të jepte dorëheqjen. Pasi partia e tij, dmth ai vetë, çoi në krye të atij instutucioni një njeri që nuk është i opozitës dhe mbi të gjitha, që nuk ka lënë formë dhe mjet pa e luftuar PD-në dhe Berishën personalisht.

    Por Berisha nuk do të bëjë asnjë njerën as tjetërn. Ai do të përdorë ilaçin “hë, se çudia 3 ditë zgjat”, dhe do rikthehet të akuzojë Ramën se ka kapur të gjitha institucionet.

    Berisha ka hapur një gropë dhe ka rënë brenda vetë.

    Në mesin e demokratëve, ata që kanë 13 vjet(16 me saktë) në opozitë, që kanë dalë në rrugë, pa punë, për këtë arsye, që kanë ideale, që sakrifikojnë paratë e bukës së tyre për ta ndjekur PD-në dhe Berishën nëpër protesta, pra këta njerëz, nuk do ta besojnë më. Madje as Flamuri nuk do ta besoja më.
    Pale ta besojnë si një kryeministër të ardhshëm ata që s’janë në PD, por janë opozitarë.

    Në mesin e demokratëve, jo thjeshtë militantë, kam lexuar qindra qëndrime kritike e revoltuese.
    Ai po del në takime nëpër qytete për të rivalizuar Salianjin tani. Por jam i bindur se tashmë ai është në stinën e braktisjes së madhe dhe përfundimtare. Dhe të gjithë kanë një arsye për ta bërë këtë, pa i akuzuar kush, se u shitën apo u blenë.

    Berisha ra në grackën që e ngriti vetë. Shabani do ia hajë kokën Berishës me ndihmën e Berishës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec, denoncohet edhe një vjedhje në banesë

    March 27, 2026
    TE FUNDIT

    Profesor Dr. Perikli Qirjazi shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    March 28, 2026

    Makinat bëhen “copë”, aksident në Korçë, tre të plagosur

    March 28, 2026

    Korçë – Arrestime, procedime penale dhe konflikt me të plagosur

    March 28, 2026

    Sfida mes Elbasanit dhe Skenderbeut mbyllet me dy gola, pretendentet shenojnë në pjesën e parë

    March 28, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ekspozitë unike në Pogradec: Ditari i Luftës Greko–Italiane sjell foto dhe dëshmi të rralla historike

    Artan Tafani; “Ja si vramë në Korçë Friedman Xhaferi” – Dalin emrat

    DOKUMENTI/ Del EMRI i biznesmenit shqiptar në dosjen “Epstein”, ja çfarë shkruhet për Pacollin!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.