Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Disa segmente të bllokuara në Korçë, po punohet për normalizimin e situatës pas reshjeve
    Vendi

    Disa segmente të bllokuara në Korçë, po punohet për normalizimin e situatës pas reshjeve

    November 29, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pas reshjeve situata në Qarkun e Korçës po shkon drejt normalizimit. Prefektura e qarkut bën të ditur se rrugët kryesore dhe ura janë pastruar, por disa segmente mbeten të izoluar. OSHEE raporton se të të gjithë fiderat janë në funksion. Ndërsa bashkitë dhe institucionet vendore vijojnë punën për rregullimin e dëmeve dhe normalizimin e zonave të prekura.

    Prefektura e Qarkut Korçë Raport mbi situatën në territor (29.11.2025, ora 12:00)

    Your browser does not support the video tag.

    Bashkia Korçë:

    Situata është normale pas reshjeve. Është ndërhyrë me punonjësit e shërbimeve dhe mjetet e NSHP për pastrimin e urave të bllokuara, pritave dhe inerteve, si edhe për sistemimin e rrugëve të dëmtuara nga gërryerjet e ujit.

    Rruga Lekas–Denas mbetet e izoluar për momentin.

    Bashkia Kolonjë:

    Po punohet me mjete fadrome në rrugën rurale të fshatit Leshnjë.

    Rruga që lidh Lubonjë–Rehovë–Korçë është riparuar dhe aktualisht është e kalueshme.

    Për segmentet e tjera, javën e ardhshme do kryhet verifikimi teknik nga inxhinierët.

    Bashkia Maliq:

    Aksi Tre Urat – Velçan – Mesmal: Segmenti është i hapur dhe i aksesueshëm për këmbësorë dhe mjete. Janë konstatuar dëmtime strukturore që kërkojnë ndërhyrje të qëndrueshme për siguri dhe funksionalitet afatgjatë.

    Fshati Desmirë: Është dëmtuar ura këmbësore. Janë marrë masa provizore për lëvizjen e banorëve, por nevojitet ndërtimi i një ure të re.

    Fshatrat Gjinikas dhe Osojë (Nj.A. Moglicë): Janë evidentuar dëmtime në urat dhe infrastrukturën rrugore.

    ARRSH — Drejtoria Qendër-Lindje:

    Në aksin Libonik–Rëmbec–Plasë dhe Korçë–Voskopojë moti ka qenë i qëndrueshëm gjatë natës dhe mëngjesit; qarkullimi vijon normalisht.

    Në akset e Kontratës nr.1 Librazhd–Sebisht, qarkullimi është normal dhe pa probleme.

    Në segmentet K/Boboshticë–Dardhë, K/Lapidari Podgorie – K/Podgorie–Liqenas, qarkullimi është normal.

    Në akset Korçë–Ersekë dhe Zemblak–Goricë e Bilisht–Miras, nuk raportohet reshje dhe nuk ka problematika në qarkullim.

    OSHEE:

    Nuk raportohen problematika. Të gjithë fiderat janë në punë.

    Bashkia Pogradec:

    Nuk raportohen problematika. Vijohet me rregullimin e dëmeve të konstatuara dhe me hartimin e procesverbaleve për dëmet e shkaktuara.

    Bashkia Pustec:

    Vijohet puna për pastrimin e përroit të Goricës.

    Bashkia Devoll:

    Po vijon puna për sistemimin dhe rregullimin e dëmeve të shkaktuara.

    Situata në rang qarku mbetet nën kontroll.

    Institucionet vendore vijojnë punën në terren për normalizimin dhe rehabilitimin e zonave të prekura.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    TE FUNDIT

    Aksidente dhe veprime penale në Pogradec

    March 22, 2026

    Projekti 1 miliard Euro në Bilisht, a fshihet Mirsad Uruçi pas “investitorëve amerikanë”

    March 22, 2026

    Reportazh-Teqeja e Melçanit/ Vendi ku gjen qetësinë shpirtërore, mrekullia që pret çdo besimtar

    March 22, 2026

    Amerikanët dhe grekët, investim 1 mld € për minierat e Bilishtit. A ishte kjo arsyeja e vizitës së ambasadores amerikane te Rama?

    March 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Policia e Korçës jep deklaratën; “Ja çfarë ndodhi dje në qark”

    Policia zbret në shkolla, shpjegon aksidentet rrugore

    “Plagosja ime u fsheh, kryeministri i kohës tha se nuk ndodhi”, Mahmutaj për plagosjen e 21 janarit: Më tradhtuan në spital

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.