Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete mesditën e sotme në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.
Sipas informacionit paraprak, viktima, shtetasja F. M., vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se e moshuara është mbytur në lumë.
Ngjarja është konstatuar rreth orës 14:00. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.


