Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

    March 15, 2026

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 15, 2026

    DVKM Korçë / Procedime për kalim të paligjshëm të kufirit

    March 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Korabi me epidemi, Pogradeci e kalon dhe ngjitet i treti. Deliallisi: Patëm lojtarë me grip. Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro
    Sport

    Korabi me epidemi, Pogradeci e kalon dhe ngjitet i treti. Deliallisi: Patëm lojtarë me grip. Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro

    October 30, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Korabi nuk po gjen më ritmin fitues. Pas disfatës në transfertë ndaj Ilirisë, dibranët janë mposhtur edhe në shtëpi nga Pogradeci, me rezultatin 1-2, duke zhgënjyer tifozët që kishin mbushur shkallët e stadiumit në Peshkopi.

    KORABI POGRAD

    Your browser does not support the video tag.

    Një humbje që vjen në një moment të ndjeshëm për skuadrën e drejtuar nga Alfred Deliallisi, që kishte nisur të rikthehej në formë pas fitoreve të njëpasnjëshme ndaj Burrelit dhe Lushnjës. Përveç mungesave, disa titullarë u preferuan që ta nisnin nga stoli, pasi u tha se ishin të sëmurë. Pogradeci i trajnerit Emiljano Çela konfirmoi momentin e shkëlqyer që po kalon, edhe pse patën disa mungesa. Liqenorët ishin më të organizuar, më të qartë në ide dhe treguan se kanë potencial për të qëndruar në zonën e lartë të renditjes. Me këtë fitore, pogradecarët ngjiten në vendin e tretë, pas Skënderbeut dhe Laçit, duke kaluar Ilirinë dhe duke përforcuar ambicien për ta mbyllur fazën e parë në zonën e “play off”-it, një objektiv i shpallur nga kapiteni Vangjel Zguro, i cili ishte i pezulluar në këtë takim.

    Ndeshja

    Pjesa e parë foli disi për miqtë, që e nisën më mirë dhe krijuan rastet e para me anë të Bedri Grecës, i cili provoi dy herë nga goditjet e dënimit, në minutat 5 dhe 10-të, por të dyja tentativat kaluan shumë pranë shtyllës. Reagimi i Korabit ishte i vakët, ndërsa në të 37-tën Pius për Pogradecin rrezikoi me një goditje të fortë brenda zonës, por topi kaloi ngjitur me shtyllën pingule. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në barazim, erdhi momenti vendimtar. Në minutën e 45-të, pas një aksioni të gjatë të liqenorëve, Toshevski pasoi bukur për Ezekiel, i cili u ndal në mënyrë të parregullt nga portieri Haka. Gjyqtari Indrit Myrtja akordoi penallti. Nga pika e bardhë, vetë Ezekiel mori përsipër ekzekutimin dhe shënoi me qetësi, duke çuar Pogradecin në avantazh 1-0.

    Pjesa e dytë nisi me ndryshime të shumta në të dy kampet. Trajneri Deliallisi aktivizoi tre lojtarët titullarë të lënë në stol, Lahon, Morinën dhe Kukën, ndërsa Çela hodhi në fushë afrikanët për të ruajtur ekuilibrin. Loja u gjallërua ndjeshëm dhe Korabi arriti të barazojë falë një goli të bukur të Morinës, që e shfrytëzoi mjaft mirë një aksion model në minutën e 81-të. Barazimi i dha zemër dibranëve që kërkuan përmbysjen, por ishte Pogradeci ai që goditi sërish në momentin më të mirë të vendasve. Futja në fushë e Redon Razës, dibranit që luan për Pogradecin, solli edhe golin e dytë. Raza, pas një aksioni të shpejtë, asistoi saktë për Miklovan Peren, i cili me një prekje mjeshtërore dërgoi topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 1-2 për miqtë. Një sukses me vlerë të madhe për liqenorët, që vazhdojnë marshimin drejt zonës së kreut, ndërsa për Korabin kjo është humbja e dytë radhazi në shtëpi.

    Korabi – Pogradeci 1-2

    Golat: Morina 81′ / Ezekiel 45+2’(11-m), Pere 85′

    Korabi: Haka, Kurti, Sina, Zeqiraj, Kryemadhi (Morina 64′), Boçka (Lajthija 69′, Ndreu (Laho 64′), Tepshi, Gega (Kuka 64′, Spahiu (Halilaj 79′), E.Reçi. (Në dispozicion: Mehidri, Uallace, Reçi). Trajner: Alfred Deliallisi

    Pogradeci: Esafi, Toshevski, Pere, Lila, Pius (Patushi 68′), Makafui, Kasmollari (Raza 68′, Danladi, Greca (Okoçukvu 46′), Ezekiel (Babatunde 46′), Santi (Samake Bedra 46′). (Në dispozicion: Staniç,  Kim, Krasniqi). Trajner:Emiljano Çela

    Kartonë të verdhë: Reçi 28′, Ndreu 45′

    Gjyqtarë: D. Grimci, A. Çoba, S. Hysejni (Shkodër)

    Delegat: Genc Misha (Tiranë)

    Vëzhgues: Agim Guçe (Lushnjë)

     

    Deliallisi: Patëm lojtarë me grip

    Alfred Deliallisi, trajneri i Korabit, pas ndeshjes për “Panorama Sport” tha: “E vlerësuam në maksimum takimin, ku kërkonim fitoren, në fund rezultati nuk na kënaqi, pasi kishim shumë arsye. Kishim shumë mungesa, pasi disa prej titullarëve paraqitën probleme shëndetësore si grip dhe temperaturë. Të rinjtë nuk arritën të justifikonin shansin e dhënë për të treguar veten. Kam besim te këta djem dhe jam i bindur se Korabi do t’i rikthehet ndeshjeve të bukura e rezultative”.

     

    Mbrojtësi

    Pere: Fitoren ia dedikoj kapitenit Zguro

     

    Autori i golit të dytë të Pogradecit, Miklovan Pere, pas ndeshjes ndaj Korabit, për “Panorama Sport” u shpreh: “Që në fillim kishim ardhur për të fituar dhe për të marrë trepikëshin në Peshkopi. Zhvilluam një ndeshje dominuese dhe me meritë arritëm të siguronim një fitore shumë të rëndësishme në një transfertë ku rrallë ekipe arrijnë të fitojnë. Dua t’ia dedikoj këtë fitore kapitenit tonë, Vangjel Zguro, për mbështetjen dhe frymën që ka sjellë te skuadra. Po ashtu, është një hap më pranë bastit që ai ka vënë me drejtuesit e klubit, për ta çuar Pogradecin në Superiore, bashkë me Skënderbeun – skuadrën ku ai ka qenë gjithashtu kapiten”.

     

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu ruan kreun në Fier, Pogradeci fiton në Kavajë

    March 14, 2026

    Lufta për Superioren / Gjithçka sipas planeve! Sfidat e Skënderbeut, Laçit dhe Pogradecit mbyllen me 10 gola.

    March 7, 2026

    Pogradeci, skuadra që shkruan historinë e këtij sezoni në volejbollin e femrave

    March 7, 2026

    Kategoria e Parë/ Skënderbeu siguron objektivin e parë, shikoni renditjen pas 24 javësh

    March 2, 2026
    TE FUNDIT

    Nga vizita e Macron në Tiranë te drafti zyrtar, rilind pas rreth një shekulli Liceu Francez në Korçë

    March 15, 2026

    Procedime penale në Korçë, Pogradec dhe Maliq

    March 15, 2026

    DVKM Korçë / Procedime për kalim të paligjshëm të kufirit

    March 15, 2026

    Procedime penale për konflikte, aksident dhe shkelje në tregtimin e pesticideve në qarkun e Korçës

    March 14, 2026
    EKSKLUZIVE

    Pogradec/ Arrestohet 48-vjeçari vidhte kabllot e ndriçimit publik

    Universiteti “Fan Noli” i Korçës me rritje të ndjeshme të aplikimeve për vitin akademik 2025–2026

    Klubi i Futbollit Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.