Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Kapiteni i liqenorëve “hedh dorashkën” – Zguro sfidon rivalët: “Pogradeci, shumë shpejt në krye!”
    Sport

    Kapiteni i liqenorëve “hedh dorashkën” – Zguro sfidon rivalët: “Pogradeci, shumë shpejt në krye!”

    October 3, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradeci ka dhënë sinjale të forta se më në fund e ka gjetur ritmin e duhur. Pas një starti të ngadaltë në kampionat, liqenorët janë rikthyer fuqishëm në javën e pestë, duke marrë një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Kukësit, me rezultatin 3-1 në “Kukës Arena”.

    zguroKy sukses ka rritur ndjeshëm moralin e skuadrës së drejtuar nga trajneri Ardian Mema, e cila pas pesë javësh kampionat ka grumbulluar tetë pikë. Aktualisht, pogradecarët renditen pesë pikë larg kryesuesit Skënderbeu dhe vetëm një pikë larg vendit të dytë, duke mbetur plotësisht në garë për objektivat madhorë. Kapiteni i skuadrës, Vangjel Zguro, në një prononcim për mediat, shprehu bindjen se Pogradeci ka kohë dhe cilësi për të përmbysur këtë diferencë dhe për të luftuar fort për ngjitjen në Superiore. “Është e vërtetë që kemi një diferencë prej pesë pikësh, por kjo nuk na tremb aspak. Ka ende shumë ndeshje përpara dhe jam i sigurt që do t’i rikuperojmë.

    Your browser does not support the video tag.
    Nuk kemi asnjë lloj inferioriteti ndaj ekipeve të tjera pretendente”, deklaroi fillimisht Zguro. Mbrojtësi i majtë rikujtoi gjithashtu disa prej takimeve kyçe, ku sipas tij, fati nuk ka qenë në anën e liqenorëve. Ai përmendi humbjen dramatike me Skënderbeun në minutat shtesë, si dhe fitoren e arritur ndaj Laçit, dy ekipe që janë të konsideruara ndër pretendentët kryesorë për rikthimin në elitën e futbollit shqiptar. “Ndeshjen ndaj Skënderbeut e humbëm në kohën shtesë dhe mund ta kishim fituar. Po ashtu, kemi mposhtur Laçin, një tjetër skuadër pretendente.

    Këto janë sinjale që na japin besim. Kam shumë besim te loja jonë. Nga java në javë do të jemi gjithnjë e më shumë në krye të renditjes”, përfundoi kapiteni. Me këtë fitore dhe moralin e rritur, Pogradeci konfirmon statusin e tij si një prej skuadrave kryesore që do të luftojnë deri në fund për një vend në Superiore, duke i shtuar më shumë konkurrencë kampionatit aktual.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026

    Skënderbeu prezanton dy afrime, firmos me sulmuesin që debutoi ndaj Chelsea

    July 22, 2026

    “Halandi” largohet nga Skënderbeu, Elias Arflot firmos me Trepçën

    July 20, 2026
    TE FUNDIT

    Zjarr në Maliq- Opar, në njësinë administrative Moglicë të bashkisë Maliq

    August 3, 2026

    Skënderbeu teston mbrojtësin Reild Kurti, 23-vjeçari synon të bindë Ahmatajn

    August 3, 2026

    Skënderbeu pret Kukësin në miqësore, gjashtë futbollistë korçarë në radhët e verilindorëve

    August 3, 2026

    Nafta shtrenjtohet sërish, qytetarët kërkojnë më shumë kontroll dhe transparencë në treg

    August 3, 2026
    EKSKLUZIVE

    Sanie Selman, nëna e Ilir Selman: Djali im nuk është vrasës

    Studimi mbi qeverisjen e pyjeve në Korçë, gjetjet tregojnë rritje të presionit mbi fondin pyjor

    Krishtlindje në Korçë, turisti gjerman: Ajo për të cilën lutem për Shqipërinë është paqja

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.