Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Ti më përgjon, më ke shitur”, Kryemadhi: Meta iku nga shtëpia se kërcënova vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit
    Vendi

    “Ti më përgjon, më ke shitur”, Kryemadhi: Meta iku nga shtëpia se kërcënova vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit

    May 1, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Monika Kryemadhi ka folur sërish për ndarjen nga Ilir Meta, duke zbuluar arsyet që çuan në krizën familjare, e cila siç tregoi ajo, nisi pasi Meta u largua nga banesa me pretendimin se ajo kishte kërcënuar vjehrrin dhe bashkëshorten e Tedi Blushit.

    Monika tha se ata do ishin bashkë nëse nuk do ishte dosja për të cilën ata janë nën hetim, pasi pikërisht kjo dosje ka qenë arsyeja e divorcit.

    Your browser does not support the video tag.

    Ndër të tjera, ajo tha se në gjithë situatën ka pasur edhe ndërhyrje për të krijuar një mosbesim apo paragjykim të Ilir Metës jo vetëm ndaj saj, por edhe ndaj stafit të tij të vjetër më parë.

    Ajo shtoi se zhgënjimi më i madh lidhet me marrëdhënien 30-vjeçare që ajo kishte me Metën dhe ai, sipas saj, “e shkeli me këmbë” për dikë që njohu në presidencë, duke iu referuar këtu Tedi Blushit.

    Monika Kryemadhi: Ai ka ikur nga shtëpia se unë i kam kërcënuar vjehrrin dhe gruan e Tedi Blushit dhe pastaj vazhdoj më tutje. Është thirrur vjehrri i Tedi Blushit në SPAK në mars, pastaj në maj është bërë nëndrejtor i spitalit të burgut dhe mbas atakimit ka filluar agresiviteti, “ti më përgjon, ti më ke shitur, ti je bërë bashkëpunëtor i SPAK” dhe për këtë arsye iku, kaq. E gjitha kjo është.

    Kjo tronditi të gjithë marrëdhënien, por tani për mua s’ka më. Unë e kam thënë dhe vazhdoj ta them, ana njerëzore e divorcit tim nuk ka lidhje me vendimet politike qoftë të Ilir Metës personale, apo të mijat. Mënyra se si është ndërtuar dhe unë mendoj që gjithmonë SPAK ka ndërhyrë përmes personave të caktuar, të infiltruar për të krijuar një mosbesim, apo paragjykim të Ilir Metës jo vetëm ndaj meje, por edhe ndaj stafit të tij të vjetër më parë.

    Ajo që mua më ka vrarë, është se kur një njeri që ka jetuar 30 vite me mua dhe unë kam bërë çdo gjë, dhe kam dhënë maksimumin, por për atë s’ka qenë, por për mua ka qenë trefishi. Unë jam shumë dakord që mund të më shkelë me këmbë Ilir Meta përballë nënës, babait, motrës së vet, familjarëve të vet, por s’mund të më shkelësh me këmbë dhe të cenosh integritetin tim për një njeri që e ke njohur në presidencë, rrogëtar.

    Ne do ishim bashkë. Dosja ka qenë arsyeja e divorcit, kjo është një nga ato deklarata që ai e ka bërë shumë të qartë dhe e ka bërë në një televizion ku faktikisht ato ambiente janë pronë e familjes sime.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026

    “Investitorët nuk kanë qenë në dijeni”/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

    July 13, 2026
    TE FUNDIT

    Wismari i dhuron Pogradecit një automjet të ri zjarrfikës

    July 14, 2026

    Amnistia penale/ Rreth 60 të burgosur në Drenovë pritet të fitojnë lirinë më 15 korrik

    July 14, 2026

    Ka kampe verore, dhe ka përvoja që fëmijët i mbajnë mend gjithë jetën. Klea Huta Summer Camp këtë verë synon të jetë e dyta.

    July 13, 2026

    “Investitorët nuk kanë qenë në dijeni”/ The Daily Beast: Artur Shehu, dyshohet se ndërtoi perandorinë e pronave në Zvërnec me dokumente të falsifikuara

    July 13, 2026
    EKSKLUZIVE

    Dhunë në Pogradec, mashtrim në hotel dhe procedime për drogë e ndërtim pa leje në qarkun e Korçë

    “Spektakël” në Korçë dy gratë mashtrojnë 44 vjecaren

    Arben Taravari në Pogradec: Thirrjet Kundër Shqiptarëve janë të Orkestruara, Mickovski po Nxit Përçarje Etnike

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.