Skënderbeu dhe Laçi janë ndarë në barazim 1-1 në përballjen e zhvilluar në Korçë, në kuadër të kampionatit Abissnet Superiore. Një duel i luftuar mes dy skuadrave, ku secila arriti të gjente rrugën drejt rrjetës nga një herë.
Skuadra korçare kaloi e para në avantazh në minutën e 27-të, me anë të Lagonidis, i cili i dha epërsinë vendasve gjatë pjesës së parë.
Në fraksionin e dytë, Laçi reagoi dhe arriti të barazonte shifrat në minutën e 64-t, me Traore, duke rikthyer ekuilibrin në këtë përballje.
Pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave për të gjetur golin e fitores, rezultati mbeti i pandryshuar deri në përfundim të takimit.
Me këtë rezultat, Skënderbeu dhe Laçi marrin nga një pikë, ndërsa gara për përmirësimin e pozicionit në renditje vijon të mbetet e hapur.
Rezultati përfundimtar:
Skënderbeu – Laçi 1-1
Shënuesit: Lagonidis 27’, Traore 64’.


