Një mbrëmje kushtuar poezisë dhe krijimtarisë së poetit Dhimitër Pojanaku u zhvillua në Pogradec, duke sjellë një format ndryshe të takimit me publikun.
Recitali poetik ndërthuri vargun me muzikën dhe interpretimin, ndërsa në qendër të mbrëmjes ishte edhe promovimi i përmbledhjes poetike “Qëlli ngrin”.
Sipas redaktorit Ilir Shyta, aktiviteti përmbylli një proces krijues dhe u kthye në një festë të dyfishtë, për ditëlindjen e poetit dhe promovimin e librit.
Ndryshe nga një promovim tradicional, poezitë u sollën përmes interpretimit dhe këngës, ndërsa miqtë e autorit u bënë pjesë e drejtpërdrejtë e performancës.
Botuesi Bujar Hudhri vlerësoi bashkëpunimin mes autorit, redaktorit dhe botuesit si një proces të rëndësishëm në ndërtimin e një vepre me vlera për lexuesin.
Mbrëmja u mbyll me vargje, muzikë dhe emocione, duke shënuar njëkohësisht 70-vjetorin e Dhimitër Pojanakut dhe promovimin e librit të tij të fundit.


