Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës
    Kulture

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Shkrimtari, skenaristi dhe diplomati Ylljet Aliçka është shpallur “Qytetar Nderi” i Kolonjës, në një ceremoni të zhvilluar në Ersekë.

    Aliçka u vlerësua për kontributin e tij në letërsi, art dhe jetën publike, ndërsa për të, kjo mirënjohje ka një domethënie të veçantë për shkak të lidhjeve familjare me Kolonjën.

    Your browser does not support the video tag.

    “Jam vërtet i kënaqur, por edhe i emocionuar. Është një ndjenjë që të prek edhe në anën emocionale të zemrës, ta shohësh që je i yni, i Kolonjës, pavarësisht se jetojmë larg Kolonjës”, u shpreh Aliçka.

    Ai tregoi se lidhja me Kolonjën vjen nga gjyshërit e tij, të lindur dhe rritur në këtë trevë, dhe se historitë e saj kanë qenë prej kohësh pjesë e kujtesës dhe frymëzimit të tij.

    Profesor doktor Ilo Mele vlerësoi kontributin e Aliçkës jo vetëm në krijimtarinë artistike dhe letrare, por edhe në veprimtarinë e tij diplomatike.

    Sipas tij, përvoja dhe njohuritë e thella të Aliçkës në art dhe letërsi kanë qenë një bazë e rëndësishme edhe në angazhimin e tij publik e diplomatik.

    Me titullin “Qytetar Nderi”, Kolonja i shton emrit të Ylljet Aliçkës një vend në historinë e saj kulturore. Ndërkohë, shkrimtari ka paralajmëruar se lidhjen me vendin e të parëve do ta sjellë edhe në letërsi, përmes një vepre kushtuar historive dhe njerëzve të Kolonjës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rikthehet në Pogradec Festivali i Monodramës “Albamono”

    September 13, 2026

    Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë mbyll edicionin e 13-të në Korçë

    September 7, 2026

    Nga gjurmët e Rrugës Egnatia te varret monumentale të Selcës së Poshtme dhe letra e kolonelit francez, përse Podradeci po josh turistët

    September 5, 2026

    “Arti bashkon atë që politika ndan”, Pogradeci mbledh piktorë nga më shumë se 10 vende

    August 31, 2026
    TE FUNDIT

    Breshëri dëmton perimet në fushën e Korçës

    September 18, 2026

    Nga janari 2027 paga minimale në Mali e Zi deri në 1400 euro, 600 euro pensioni mesatar

    September 18, 2026

    Kryetari i Bursës, kosovari Shahin Biba e pret në Gjuhën Shiqipe Mendi Qyren

    September 18, 2026

    Ylljet Aliçka shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës

    September 18, 2026
    EKSKLUZIVE

    Krishtlindja festohet me solemnitet në Korçë, katedralja “Ringjallja e Krishtit” mbushet me besimtarë dhe turistë

    Dosja e AKSHI/ Del emri i Alqi Bllakos, SPAK gjen biseda për rrëmbim e dhunë që ish-deputeti i PS ka bërë me Agasin

    30 vite nga kthimi në atdhe i eshtrave të Faik Konicës

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.