Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës
    Vendi

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Serenata korçare rikthehet aty ku mori jetë, në rrugicat dhe sokakët e qytetit. Edicioni i tretë i Festivalit të Serenatave do të zhvillohet këtë vit përgjatë katër netëve, në katër ambiente të ndryshme, duke bashkuar brezat që e kanë kënduar ndër vite me të rinjtë që po e trashëgojnë këtë traditë.

    Për brezat e vjetër, serenata ishte shumë më tepër se një këngë. Ajo ishte pjesë e jetës së përditshme dhe e mbrëmjeve korçare, kur grupet e djemve lëviznin nëpër lagje me pak instrumente dhe këndonin pranë ballkoneve të shtëpive.

    Your browser does not support the video tag.

    Enver Goreni kujton se serenata e dikurshme kishte një tjetër mënyrë interpretimi.

    “Këndohej me një kitarë akustike, nëpër lagje të ndryshme. Ngjiteshin grupe djemsh, këndonin nëpër rrugica dhe përballë ballkoneve të shtëpive.”

    Edhe Pandi Tasellari sjell kujtime nga netët kur serenata shoqëronte rrugët e Korçës.

    “Serenatën e këndonim me dy-tre kitara, dilnim sokakëve duke kënduar. Nga Çezmat e Reja, Shëndellia, të gjitha rrugët i kemi gjesdisur.”

    Tradita, ndërkohë, vijon të përcillet edhe tek brezat e rinj. Erika Ahmeti, e cila merr pjesë për të tretin vit radhazi në festival, tregon se është rritur me serenatat korçare.

    “Unë kam mësuar që e vogël të këndoj serenatën. Jam rritur me serenatat korçare dhe është kënaqësi të marr pjesë për vitin e tretë radhazi.”

    Ndërsa Stelios Tollkuçi, vetëm 18 vjeç, tregon se serenatën e këndon që prej moshës 12-vjeçare.

    “Është një trashëgimi e veçantë për brezat e rinj. Serenatat janë pjesë e historisë ku jam rritur dhe më kanë mbetur në zemër.”

    Sipas Blerta Belliut, edicioni i tretë i festivalit do të sjellë një koncept ndryshe, duke e rikthyer serenatën në rrugicat ku ajo mori jetë.

    “Në vend që të kemi ditë, kemi menduar që serenatën ta kthejmë aty ku ka nisur, në rrugicat e Korçës. E kemi filluar këtë përqafim me të rinjtë dhe do ta mbyllim natën e fundit me më të vjetrit.”

    Katër netët e festivalit do të bashkojnë kështu zërat e brezave të ndryshëm, duke sjellë në rrugicat e Korçës një traditë që vijon të mbetet pjesë e identitetit kulturor të qytetit.

    Nga serenatat e dikurshme nën ballkone, tek zërat e të rinjve të sotëm, Korça vazhdon ta mbajë gjallë këtë traditë brez pas brezi.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    Serenata nga brezat e vjetër tek të rinjtë, rikthehet në rrugicat e Korçës

    September 18, 2026

    Mungesa e sistemit në farmacinë pranë QSUT-së, pacientët presin me orë të tëra

    September 18, 2026

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kontrolle të shtuara në kufi, zbulohen 3 raste kontrabande dhe kalimi të paligjshëm

    Aksident tragjik në aksin Bilisht–Kapshticë, humb jetën 41-vjeçarja nga Pogradeci

    Gjonbabas, fshati i harruar në Korçë, pa rrugë dhe me rrjet elektrik të dëmtuar

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.