Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Vjen dimri në juglindje? Dëborë në Malin e Gramozit

    October 25, 2026

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Arti bashkon atë që politika ndan”, Pogradeci mbledh piktorë nga më shumë se 10 vende
    Kulture

    “Arti bashkon atë që politika ndan”, Pogradeci mbledh piktorë nga më shumë se 10 vende

    August 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Pogradeci është kthyer në një pikë takimi për artistë nga vende të ndryshme të botës, përmes Kolonisë Ndërkombëtare të Piktorëve, një aktivitet me traditë që zhvillohet që prej viteve 2000.

    Këtë vit, rreth 20 piktorë nga më shumë se 10 vende, mes tyre Kosova, Serbia, Ukraina, Rusia, Meksika, Spanja, Franca dhe vende të tjera të Ballkanit, janë bërë pjesë e kolonisë.

    Your browser does not support the video tag.

    Organizatori Sajmir Ahmeti e cilëson Pogradecin një muzë për artistët dhe aktivitetin një mundësi për të krijuar ura komunikimi mes kulturave të ndryshme.

    “Është krijimi i urave, i marrëdhënieve dhe i komunikimit mes njerëzve e kulturave. Këtu kemi artistë nga vende të Ballkanit, mes të cilave politika ndoshta nuk e ka gjetur gjithmonë gjuhën e përbashkët. Por artistët e kanë gjetur atë gjuhë. Ata e kanë krijuar dhe e kanë nisur këtë komunikim”, shprehet Ahmeti.

    Edhe piktorja nga Kosova, Dhurata Begolli, thekson se arti i afron njerëzit pavarësisht vendeve nga vijnë.

    “Ne të gjithë jemi artistë dhe, pavarësisht se nga cili vend vijmë, ajo që ka rëndësi është që të kemi një bisedë të mirë, një energji të mirë dhe ta përcjellim te njëri-tjetri.”

    Natyra e Pogradecit, liqeni dhe mikpritja shqiptare janë kthyer në frymëzim për artistët, ndërsa për disa prej tyre kjo është vizita e parë në Shqipëri.

    Piktorja ruse Ekaterina Romanova shprehet se është impresionuar nga mikpritja shqiptare, ndërsa artistja Ana Kostenko, e cila ka lindur në Ukrainë dhe jeton në Poloni, tregon se Shqipëria ka tejkaluar pritshmëritë e saj.

    Kolonia përcjell një mesazh të përbashkët: arti nuk njeh kufij dhe mund të krijojë ura komunikimi edhe aty ku politika nuk ka mundur.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shtëpia muze e Dritëro Agollit përurohet në Menkulas, në 95-vjetorin e lindjes së shkrimtarit

    October 13, 2026

    Ledjan Zeqollari nxjerr shkrimet e rëndësishme për Linin më 1923

    October 6, 2026

    Ersekë, Rinalt Kasko promovon librin e parë me poezi “Qyteti prej letre”

    October 1, 2026

    Poezia e Dhimitër Pojanakut, një mbrëmje mes vargut, muzikës dhe emocioneve

    September 27, 2026
    TE FUNDIT

    Vjen dimri në juglindje? Dëborë në Malin e Gramozit

    October 25, 2026

    Erjon Vishkulli rrëfen momentin kur u plagos në sy nga plumbi i gomës: “Kam shumë dhimbje”, pritet të trajtohet në Romë

    October 25, 2026

    Skënderbeu mposht Partizanin në transfertë, Ahmataj: Mund të shënonim më përpara

    October 24, 2026

    Rreth 500 demokratë nga juglindja pritet t’i bashkohen protestës në Tiranë

    October 24, 2026
    EKSKLUZIVE

    Ngjarjet e fundit në qarkun e Korçës: Arrestime, aksidente dhe zjarre

    Fute drogë në burgun e Drenovës, arrestohet polici – emri

    Mrekullia e Luginës së Vjosës – nga Ura e Dragotit në Leskovik në Melesin

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.