Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026

    Hetim për operacionin në Maliq, Policia verifikon pse nuk u përfshinë forcat RENEA

    June 4, 2026

    Drejtues policie të paaftë? – ja sa polic shkuan në Lozhan

    June 4, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » “Ti thoshe këto kur kullosje dhitë, fyçkë”, Edmond Spaho ju kthye keq deputetes socialiste, nuk ia përton ish-zv.ministrja: O robo, mëso të shkruash vetë pastaj dil e shaj, na shpove sytë me gabime
    Vendi

    “Ti thoshe këto kur kullosje dhitë, fyçkë”, Edmond Spaho ju kthye keq deputetes socialiste, nuk ia përton ish-zv.ministrja: O robo, mëso të shkruash vetë pastaj dil e shaj, na shpove sytë me gabime

    April 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ish-zëvendësministrja Silda Anagnosti Çepe ka reaguar ashpër ndaj një deklarate të bërë nga Edmond Spaho, për debatin e ngritur ditët e fundit mbi dialektin gegë që deputetja socialiste Marjana Koçeku flet në Parlament.

    Edmond Spaho e quante deputeten “fyçkë” dhe e përbuzte në shkrimin e tij për origjinën e saj, duke shtuar se nëse “do të kulloste dhitë, nuk do i interesonte askujt”, për për aq kohë sa është në Kuvendin e Shqipërisë duhet të flasë gjuhën standarde.

    Your browser does not support the video tag.

    Mirëpo, gjuha e rëndë që ish-deputeti demokrat ka përdorur, ka nervozuar ish-diplomaten Silda Anagnosti Çepe, e cila thotë se Edond Spaho vetë nuk di ta shkruajë saktë gjuhën shqipe.

    "Ti thoshe këto kur kullosje dhitë, fyçkë",

    Postimi i Edmond Spahos per deputeten Marjana Koçeku

    “… robo, mesoje ta shkruash e ta flasesh sakte shqipen standarde njehere vete, pastaj dil e shaj e ofendo me lloj lloj fjalesh nje vajze te re qe ne parlament perfaqeson nje krahine te tere. Deri ne kater gabime ne nje fjali ke bere, na shpove syte”, shkruan ajo.

    Ish-zëvendësministrja e Jashtme thotë se është dakord me debatin publik që është ngritur ditët e fundit, për përdorimin e dialektit gegë në Parlament apo në institucione të tjera publike, por më parë duhen sqaruar disa çështje të tjera, që ajo i rendit si më poshtë:

    “E para, pse trajtohet kjo si tradheti kombetare? Ne dialektet perkatese flasin ne parlament edhe ata nga Vlora, Lushnja, Korça e askush nuk u kerkon te flasin gjuhen standarde

    E dyta, kaq e veshtire qenka per keta “standardet” te kuptojne gegnishten? Se jam e sigurt qe Fishten e valevisin ngado si flamur parade, gjoja e kane poet te preferuar. Njerez mendjembyllur!”

    Në fund, Silda Anagnosti Çepe e përmbyll reagimin e saj ndaj ish-deputetit Edmond Spaho me pyetjen: po turp nuk ke qe ofendon nje grua?

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026

    Hetim për operacionin në Maliq, Policia verifikon pse nuk u përfshinë forcat RENEA

    June 4, 2026

    Drejtues policie të paaftë? – ja sa polic shkuan në Lozhan

    June 4, 2026

    Autori nuk shfaq pendesë për vrasjen e policit

    June 4, 2026
    TE FUNDIT

    Shteti e kërkonte por shteti i jepte fonde vrasësit të policit në Maliq

    June 5, 2026

    Hetim për operacionin në Maliq, Policia verifikon pse nuk u përfshinë forcat RENEA

    June 4, 2026

    Drejtues policie të paaftë? – ja sa polic shkuan në Lozhan

    June 4, 2026

    Autori nuk shfaq pendesë për vrasjen e policit

    June 4, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kufoma e dekompozuar në Kolonjë, trupi dërgohet për ekspertizë në morgun e Tiranës! Asnjë i afërm i interesuar për viktimën

    Ka arrestime për zgjedhjet në Pogradec, ja çfarë po ndodh – reagon policia

    Hetimet proaktive të Prokurorisë Korçë godasin skemën e kontrabandës nga Greqia, arrestohen katër persona

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.