Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lini përfiton ujësjellësin dhe kanalizimet, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët dhe turistët

    November 13, 2026

    Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve.

    November 13, 2026

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Vëllai i Guido Dervishllarit, prek me gjestin, ja çfarë ka bërë
    Vendi

    Vëllai i Guido Dervishllarit, prek me gjestin, ja çfarë ka bërë

    August 2, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një gjest prekës i një vëllai zemërthyer, Jukensi e përjetëson në lëkurë portretin e Guidos

    Një muaj pas ndarjes tragjike nga jeta të fotografit të ri dhe të talentuar nga Pogradeci, Guido Dervishllari, vëllai i tij, Jukensi, ka bërë një gjest që prek thellë çdo zemër. Ai ka vendosur të gdhendë në trup përjetësisht portretin e vëllait të ndjerë, duke e kthyer në një tatuazh simbol dashurie dhe kujtimi të përjetshëm.

    Your browser does not support the video tag.

    Ishte pikërisht Jukensi, ai që e gjeti Guidon pa jetë në ditën fatkeqe, i varur në një pemë. Një pamje që nuk do të shlyhet kurrë nga kujtesa e tij dhe që e ka tronditur thellë. Por mes dhimbjes së thellë, ai ka gjetur një mënyrë për ta mbajtur pranë, çdo ditë, çdo orë, në lëkurën e tij, si një dëshmi e lidhjes së jashtëzakonshme që kishin.

    Vdekja e Guidos, vetëm 20 vjeç, tronditi jo vetëm familjen dhe rrethin miqësor, por edhe gjithë opinionin publik pogradecar e më gjerë. I njohur për talentin e tij në artin e fotografisë dhe shpirtin e ndjeshëm, Guido ishte bërë një emër i dashur mes artistëve të rinj dhe të apasionuar pas pamjes dhe ndjesisë që kap lenteja e tij.

    Ky tatuazh nuk është thjesht një shenjë në trup, është një dëshmi dashurie, dhimbjeje dhe përjetësimi. Një mënyrë për të mos harruar. Për të treguar se ndonëse jeta i ndau fizikisht, asgjë nuk e thyen lidhjen e vëllazërisë së tyre.

    Pogradeci mban mend Guidon me dashuri, dhe tani, falë Jukensit, ai do të jetojë përherë jo vetëm në kujtime, por edhe në mishin dhe shpirtin e atij që e deshi më shumë.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lini përfiton ujësjellësin dhe kanalizimet, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët dhe turistët

    November 13, 2026

    Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve.

    November 13, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026

    Nis ndërtimi i Pedonales së Pustecit, investim për zhvillimin e zonës

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    Lini përfiton ujësjellësin dhe kanalizimet, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët dhe turistët

    November 13, 2026

    Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve.

    November 13, 2026

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    Shekullori i korit të Korçës! Këndoi për herë të parë kur ishte 17 vjeç dhe tani është bërë simbol i Korit

    Krenaria korçare që shkëlqeu në Turqi dhe Amerikë: Kush është Xhoela, studentja shqiptare që po lë gjurmë në shkencën botërore

    Gruas nga Biranji “nuk i’a” ndien, i bllokon rrugën policisë – i bëjmë gjëmën

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.