Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Të pathënat e Çetës së Shahin Matrakut
    Vendi

    Të pathënat e Çetës së Shahin Matrakut

    September 27, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Si e ekzekutoi Shahin Matraku kushëririn e tij të parë, Meten, me plumb ballit

    Nga Stilian Belishta
    Agon Matraku

    Your browser does not support the video tag.

    Shahin Matraku ishte bir i fshatit Popçisht, siç e përmend edhe kënga popullore:

    “Tek kisha, moj Gavlishti,
    lufton Shahini i Popçishtit.”

    Ai zhvilloi betejat e tij në krahinat e Gorë-Oparit, në Gavlisht e Ballaban, si dhe në fshatrat Gribec, Banjë, Dardhë, Gjimllas, Osoje e më gjerë. Më 12 nëntor 1884, çeta e tij ndodhej në Grykën e Osojesh dhe në malet e Qinamëve, ku përgatitej për përplasjen e armatosur.

    Shahini ishte një luftëtar që nuk njihte qetësi. Ai nuk e shihte jetën si qëllim të zakonshëm, por vetëm si veprim heroik në shërbim të atdheut. Në çetën e tij luftonte edhe kushëriri i parë, Mete, një ndër shokët më të afërt dhe besnikë. Por një ditë Meteja nuk pati forcë t’i qëndronte besës: u lidh fshehurazi me armiqtë dhe bëri një tradhti të madhe.

    Tradhtia u zbulua shpejt. Meteja kishte pranuar të shërbente për armiqtë, duke vënë në rrezik jetën e çetës dhe të gjithë banorëve të krahinës. Ky akt ishte i patolerueshëm.

    Populli e ruajti në kujtesë me vargje:

    *“Ky Marjani i shkretë,
    mbushur plot xhevahir,
    Biri moj myzeqare,
    biri në të qarë.

    Lufton me Shahin’
    kushëriri i parë,
    nga derëtija e shkëmbit
    aty martira ranë.

    Po të shkreti Mete,
    që s’arriti ballë,
    hoqi sytë e Gavlishtit
    dhe zuri arin e ballit.

    Eh, Kajo Babajinjë,
    mos e ishe zhgarravit.”*

    Në një kuvend të madh të shokëve të çetës, u vendos që Meteja të gjykohej për tradhtinë. Shahini doli para të gjithëve dhe tha:
    “Metë, ti ke tradhtuar. Sipas ligjeve tona, duhet të pushkatohesh para syve tanë.”

    Meteja iu lut:
    “Të më falësh për hir të bukës që kemi ngrënë bashkë.”

    Por Shahini iu përgjigj i prerë:
    “Jo, Metë! Ti ke tradhtuar shokët dhe atdheun. Dhe për këtë faj, s’ka falje.”

    Në atë çast, ai e qëlloi me plumb balli. Meteja ra i vdekur në vend.

    Ngjarja bëri bujë në gjithë krahinën. Emri i Mete u njollos, ndërsa Shahini fitoi edhe më shumë nderim dhe respekt nga populli, për drejtësinë dhe rreptësinë e tij ndaj tradhtarëve.

    Shumë këngë dhe tregime popullore u kënduan për këtë ngjarje, duke e përjetësuar figurën e Shahin Matrakut si kreshnikun që nuk i fali kurrë armiqtë e besës. Ai mbeti shembull i trimërisë dhe i luftës së drejtë për liri.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Aksident në Qafë Thanë/ Dy makina ‘bëhen copash’ nga përplasja me njëra-tjetrën! Tre të plagosur, njëri në gjendje të rëndë

    E papritur! Shkëlqeu te Skënderbeu dhe u shit ne Rusi, sulmuesi shqiptar vendos te…

    “Vdiq nga varfëria, i harruar nga të gjithë”, flet miku së 60-vjeçarit që u gjet i dekompozuar në Korçë: Mezi fliste, iku kockë e lëkurë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.