Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?
    Vendi

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ndryshimet klimatike nuk po shfaqen më vetëm përmes temperaturave më të larta apo reshjeve intensive. Ato po ndikojnë gjithnjë e më shumë në mënyrën se si jetojnë familjet, në sigurinë e banesave dhe në aftësinë e tyre për të përballuar kostot e përditshme. Një studim i zhvilluar së fundmi në bashkitë Vlorë, Shkodër dhe Kamëz tregon se cenueshmëria ndaj klimës lidhet ngushtë edhe me kushtet ekonomike dhe cilësinë e banesave.

    Në një kohë kur Shqipëria po përjeton temperatura gjithnjë e më të larta, valë të nxehti më të shpeshta dhe episode ekstreme të motit, familjet me të ardhura të kufizuara ose që jetojnë në banesa me efikasitet të ulët energjitik rezultojnë të jenë më të ekspozuara ndaj pasojave të këtyre ndryshimeve.

    Your browser does not support the video tag.

    Studimi, i cili përfshiu një kampion të përbërë nga 944 familje në tri bashki të vendit, evidenton se ndikimi i klimës nuk është vetëm çështje mjedisore. Ky ndikim po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një sfidë sociale dhe ekonomike, duke rritur kostot e jetesës dhe duke kufizuar aftësinë e familjeve për t’u përshtatur me kushtet e reja klimatike.

    Në Vlorë, rezultatet tregojnë se më shumë se gjysma e familjeve të anketuara jetojnë me të ardhura mujore midis 30 mijë dhe 70 mijë lekëve, ndërsa gati një e katërta raportojnë më pak se 30 mijë lekë në muaj. Këto të ardhura kufizojnë mundësinë për të investuar në përmirësimin e banesës, masa mbrojtëse ndaj fenomeneve ekstreme apo rikuperimin pas dëmtimeve të shkaktuara nga përmbytjet, temperaturat e larta apo thatësirat.

    Figura 1. Shpërndarja e të ardhurave familjare në Bashkinë Vlorë

    Varfëria energjitike është ngushtësisht e lidhur me ndryshimet klimatike dhe këto çështje duhet të trajtohen brenda një kuadri të integruar politikash. Mungesa e një kuadri të plotë ligjor për ndryshimet klimatike e vështirëson adresimin e varfërisë energjitike. Fenomene të tilla si thatësira ndikojnë drejtpërdrejt në sektorin energjitik dhe rrjedhimisht në rritjen e varfërisë energjjtike. I rëndësishëm është edhe pasqyrimi i këtyre problematikave në buxhetin vendor, sepse pa burime financiare bashkitë kanë vështirësi në ndërhyrje efektive.

    Nënvizon z. Niko Dumani, Drejtor Ekzekutiv i PPNE – VL

    Situata bëhet edhe më sfiduese kur analizohen shpenzimet e përditshme. Tre në katër familje të anketuara në Vlorë deklarojnë se kanë shpesh ose gjithmonë vështirësi në pagesën e faturave. Në kushtet kur ndryshimet klimatike pritet të rrisin nevojën për përdorimin e pajisjeve të ngrohjes gjatë dimrit dhe ftohjes gjatë verës, këto familje rrezikojnë të përballen me një barrë edhe më të madhe ekonomike.

    Në Shkodër, studimi evidenton një tjetër dimension të cenueshmërisë klimatike: cilësinë e banesave. Rreth 70% e familjeve të anketuara deklarojnë se banesat e tyre nuk kanë asnjë lloj izolimi termik, ndërsa vetëm 2% raportojnë izolim të plotë. Në praktikë, kjo do të thotë se banesat humbasin më shumë energji gjatë dimrit dhe mbinxehen më lehtë gjatë verës, duke i ekspozuar banorët ndaj temperaturave ekstreme dhe duke rritur kostot e energjisë.

    Ndryshimet klimatike e kanë përkeqësuar varfërinë energjitike, veçanërisht në zona si Shkodra, e cila është prekur shpesh nga përmbytjet. Në zonat malore, si Thethi, nevojat për energji janë edhe më të larta për shkak të temperaturave të ulëta. Dimensioni ekonomik është i lidhur ngushtë me atë energjitik, por koncepti i komfortit termik nuk lidhet vetëm me të ardhurat, por edhe me cilësinë e ndërtimit dhe qëndrueshmërinë e sistemit energjitik. Edhe familjet që nuk konsiderohen të varfra ekonomikisht shpesh nuk arrijnë kushte optimale termike për shkak të cilësisë së dobët të materialeve ndërtimore dhe mungesës së eficiencës energjitike. Një masë konkrete mund të jetë instalimi i paneleve fotovoltaike në Bashkinë Shkodër dhe një pjesë e energjisë së prodhuar nga këto impiante mund të përdoret për të furnizuar falas familjet në varfëri energjitike. Megjithatë, kjo kërkon një vlerësim shumë të mirë paraprak sepse zhvillimi i pakontrolluar i parqeve fotovoltaike mund të ketë ndikime negative në mjedis, sidomos kur ato ndërtohen në kullota apo zona të mbrojtura.

    Shprehet z. Imeld Sokoli, Menaxher projektesh pranë Co-PLAN 

    Temperaturat gjithnjë e më të larta dhe valët e të nxehtit që po zgjasin më shumë gjatë muajve të verës mund ta bëjnë këtë situatë edhe më problematike. Banesat me efikasitet të ulët energjitik janë më pak të afta të ruajnë kushte të përshtatshme termike, duke ndikuar jo vetëm në shpenzimet familjare, por edhe në shëndetin dhe mirëqenien e banorëve.

    Ndërkohë, ndikimet e drejtpërdrejta të motit ekstrem tashmë janë të dukshme edhe te banesat. Pothuajse gjysma e familjeve të anketuara në Shkodër raportojnë dëmtime të lehta në banesë si pasojë e fenomeneve klimatike, ndërsa 15% deklarojnë se kanë përjetuar dëmtime serioze. Këto të dhëna sugjerojnë se reshjet intensive, përmbytjet apo stuhitë po ndikojnë gradualisht në cilësinë e banimit dhe po rrisin nevojën për investime në përshtatjen e ndërtesave.

    Figura 2. Dëmtimet e banesave nga ndryshimet klimatike në Bashkinë Shkodër

    Edhe në Kamëz cenueshmëria klimatike është tashmë e dukshme. Familjet raportojnë se shpenzimet mesatare për energji arrijnë në rreth 9 mijë lekë gjatë dimrit, krahasuar me rreth 7 mijë lekë gjatë verës. Megjithëse aktualisht kostot më të larta lidhen me ngrohjen, rritja e  temperaturave dhe intensifikimi i valëve të të nxehtit pritet të shtojnë edhe kërkesën për energji gjatë muajve të verës.

    Figura 3. Krahasimi i shpenzimeve për energji në dimër dhe verë në Bashkinë Kamëz

    Perceptimi i familjeve konfirmon këtë prirje. Mbi gjysma e të anketuarve në Kamëz deklarojnë se kushtet klimatike kanë rritur ndjeshëm shpenzimet e tyre familjare, ndërsa pothuajse katër në dhjetë raportojnë një rritje më të moderuar të kostove. Vetëm një pjesë shumë e vogël nuk shohin ndikim të drejtpërdrejtë të ndryshimeve klimatike në buxhetin e tyre.

    Figura 4. Ndikimi i kushteve klimatike në shpenzimet familjare në Bashkinë Kamëz

    Megjithëse secila bashki paraqet karakteristika të ndryshme, studimi nxjerr në pah një përfundim të përbashkët. Cenueshmëria klimatike nuk përcaktohet vetëm nga ekspozimi ndaj fenomeneve natyrore, por edhe nga kushtet ekonomike të familjeve, cilësia e banesave dhe aftësia për të përballuar kostot shtesë që sjell një klimë gjithnjë e më ekstreme.

    Ndërsa temperaturat vazhdojnë të rriten dhe fenomenet ekstreme pritet të bëhen më të shpeshta, nevoja për investime në eficiencën energjitike të banesave, mbështetjen e familjeve më të cenueshme dhe forcimin e infrastrukturës bëhet gjithnjë e më urgjente. Studimi në Vlorë, Shkodër dhe Kamëz tregon se përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike nuk  është vetëm një çështje e mbrojtjes së mjedisit, por edhe një investim në sigurinë, mirëqenien dhe qëndrueshmërinë e komuniteteve.

    Burimi:

    Raport analitik mbi ndërveprimin social-energjitik në zona klimatikisht të cenuara: Rasti i Shkodrës

    Raport analitik mbi ndërveprimin social-energjitik në zona klimatikisht të cenuara: Rasti i Vlorës

    Raport analitik mbi ndërveprimin social-energjitik në zona klimatikisht të cenuara: Rasti i Kamzës

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026

    Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

    June 23, 2026

    Protesta/ Media italiane: Zvërneci është sfida e Ramës, testi për njeriun që ndryshoi Shqipërinë

    June 22, 2026
    TE FUNDIT

    4 muajt e parë të vitit 2026: SIGAL dëmshpërbleu 17 milionë euro në rajon

    June 24, 2026

    Nga banesat pa izolim te faturat e papërballueshme: si po rritet cenueshmëria klimatike në Shqipëri?

    June 24, 2026

    “Frikërat për Zvërnecin janë të sajuara,” Besa Spaho: Protesta, ingranim i strukturave të huaja për të penguar zhvillimin e vendit

    June 23, 2026

    Kuko kundër Spiropalit: “Shqipëria e re” nis nga përgjegjësia personale

    June 23, 2026
    EKSKLUZIVE

    Trebinjë/ Parakaloi si i çmendur, policia i bën gjëmën shoferit

    Korçë | Arrestime dhe procedime penale për plagosje, dhunë dhe shkelje ekonomike

    120 LEK EXPRESI! Të pish kafe në lokalet e Pogradecit, tashmë luks për shumë qytetarë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.