Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026

    Pasqyra Albania, modernizimi i Bashkëqeverisjes

    August 24, 2026

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Skënderbeu hap garën për stolin e Superiores, Ahmataj, Shkëmbi, Josa dhe pista e huaj në fokus
    Sport

    Skënderbeu hap garën për stolin e Superiores, Ahmataj, Shkëmbi, Josa dhe pista e huaj në fokus

    May 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Aventura e Skënderbeut në Kategorinë e Parë zgjati vetëm një sezon. Në fund të edicionit 2025-2026, bardhekuqtë siguruan rikthimin në Kategorinë Superiore, duke përmbushur objektivin kryesor të klubit korçar. Megjithatë, ngjitja nuk erdhi plotësisht e ëmbël. Skënderbeu kryesoi kampionatin nga java e parë deri në javën e 32-të, por në fund humbi mundësinë për t’u shpallur kampion.

     

    Your browser does not support the video tag.

    Disfata dramatike ndaj Laçit me gol në minutën e 96-të u kushtoi korçarëve jo vetëm trofeun, por edhe shpërblimin prej 30 milionë lekësh që FSHF akordon për fituesin e Kategorisë së Parë. Menjëherë pas përfundimit të sezonit, lajmi i parë nga kampi bardhekuq ishte mbyllja e bashkëpunimit me trajnerin Ernest Gjoka. Që prej asaj dite, stoli i Skënderbeut ka mbetur vakant dhe në Korçë ka nisur “audicioni” për trajnerin e ri të Superiores. Emri i parë i lakuar ishte ai i Julian Ahmatajt, një figurë e njohur për klubin, pasi ka drejtuar më parë korçarët. Më pas në skenë doli edhe ish-kapiteni Bledi Shkëmbi, aktualisht trajner i Strugës në Maqedoninë e Veriut.

    Lista e kandidatëve nuk ndalet këtu. Në ambientin korçar është përfolur edhe emri i Mirel Josës, trajnerit kampion me Skënderbeun, i cili pritet të largohet nga Bylisi pas rënies së ballshiotëve në Kategorinë e Parë. Ndërkohë, sipas burimeve pranë klubit, drejtuesit po shqyrtojnë edhe alternativa të huaja. Flitet për kontakte me një trajner serbo-kroat, megjithëse ende nuk ka emra konkretë dhe gjithçka mbetet në kuadrin e zërave të merkatos. Vendimi final i takon presidentit Ardian Takaj, i cili pritet të zgjedhë “timonierin” e ri për projektin e Skënderbeut në Superiore. Në Korçë synimi është i qartë: jo vetëm mbijetesa, por rikthimi i klubit te koha e lavdishme e titujve dhe dominimit në futbollin shqiptar.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    U premtuan miliona euro për ndërtimin e stadiumit të Korçës, Bashkia hap tender 28 milion lek të vjetra

    August 22, 2026

    Bismark shpërthen ndaj Vllaznisë, shënon golin e barazimit: “Te Skënderbeu luftojmë për titullin”

    August 22, 2026

    Skënderbeu me probleme, por bën surprizën ndaj Vllaznisë. 4 gola në Shkodër

    August 22, 2026

    Skënderbeu e nis sezonin ndaj Vllaznisë, kalendar i fortë në pesë javët e para

    August 20, 2026
    TE FUNDIT

    Ethet e Nilit në Korçë. Konfirmohet rasti i parë i kësaj sëmundje në Shqipëri.

    August 24, 2026

    Pasqyra Albania, modernizimi i Bashkëqeverisjes

    August 24, 2026

    “E përqafova dhe i thashë i gjithë populli të përqafon” – I moshuari që priti 5 orë, takohet me Ramën: I tha Ilirit, t’ja bësh rrugën me asfalt

    August 24, 2026

    Pogradecari 5 orë pret Ramën: Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj

    August 23, 2026
    EKSKLUZIVE

    Volejboll/Ja ku do luajë Elena Bego në sezonin e ri

    Aksident me traktor pa targë në Devoll, procedohet drejtuesi pa patentë – në Korçë procedime edhe për përndjekje dhe vetëgjyqësi

    Emri – Arrestohet 40 vjeçari në Korçë, transporte emigrantë të paligjshëm

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.