Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi 15-vjeçarin
    Vendi

    Sherr me thika mes të rinjve në Korçë, arrestohet 19-vjeçari që plagosi 15-vjeçarin

    April 15, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Një konflikt i dhunshëm mes disa të rinjve në lagjen nr. 2 të Korçës ka përfunduar me një të mitur të plagosur dhe disa persona të proceduar penalisht. Policia bën me dije se, në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. P., 19 vjeç, i dyshuar për “plagosje të rëndë me dashje”, “prishje të rendit dhe qetësisë publike” në bashkëpunim, si dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”.

    Sipas hetimeve paraprake, disa të rinj janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, 19-vjeçari dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

    Your browser does not support the video tag.

    Për këtë ngjarje, materialet janë referuar në Prokurori edhe për shtetasit A. M., 18 vjeç, si dhe për tre të mitur të tjerë, dy 17-vjeçarë dhe një 15-vjeçar, të gjithë banues në Korçë. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi një automjet dhe një send të fortë prej druri, që dyshohet se është përdorur gjatë konfliktit.

    Në një tjetër rast, Policia e Korçës arrestoi në flagrancë shtetasin E. H., 18 vjeç, pasi u kap jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” të vendosur më parë për veprën penale “vjedhja”.

    Ndërkohë, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasin A. G., 47 vjeç, i cili u kap në aksin “Korçë-Mborje” duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

    Po ashtu, në Pogradec nisi procedimi penal ndaj shtetasit Dh. M., 56 vjeç, banues në Memëlisht, pasi u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje.

    Në Devoll, nisi procedimi ndaj një 42-vjeçari nga Cangonji, i dyshuar se ka dhunuar fizikisht një 70-vjeçar për motive të dobëta.

    Ndërsa në Kolonjë dhe Maliq, policia referoi materialet në Prokurori për dy raste të dhunës në familje. Dy gratë e dhunuara janë pajisur me urdhër mbrojtjeje.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Do ishte vlerë për Bankën e Shqipërisë, pedagogia Ingrid Konomi kandidon për Këshillin Mbikëqyres

    INFORMACION I PËRDITËSUAR LIDHUR ME SITUATAT E SHKAKTUARA NË QARKUN TONË NGA RRESHJET

    VANDALIZOHET KISHA E SHËN THANASIT NË SINICË, DËMTOHEN IKONAT DHE OBJEKTET KISHTARE

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.