Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë
    Vendi

    Rriten investimet në turizëm, rikthehet nga emigracioni për të hapur hotelin e tij në Korçë

    March 14, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Prej disa vitesh, qyteti i Korçës është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike në Shqipëri, duke nxitur edhe rritjen e investimeve në sektorin e hotelerisë dhe bujtinave. Interesi për këtë sektor nuk ka ardhur vetëm nga biznesmenë vendas, por edhe nga korçarë që kanë vendosur të rikthehen nga emigracioni. Një prej tyre është Apostol Kosturi, i cili, pas rreth 18 vitesh emigracion në Itali, është rikthyer në Korçë për të ndërtuar biznesin e tij. Ai ka studiuar në Itali për menaxhim hotelerie dhe përvoja e fituar atje e ka ndihmuar të konkretizojë dëshirën për të investuar në vendlindje.

    Pasioni i tij nuk ishte thjesht ndërtimi i një biznesi të ri, por rikthimi në jetë i një banese të vjetër karakteristike korçare. Së bashku me familjen, Kosturi ka blerë dhe restauruar shtëpinë e ish-priftit të njohur Josif Qirici, mik i Fan Nolit, një banesë me vlera historike dhe arkitekturore për qytetin. Shtëpia, e ndërtuar në vitin 1921, është rikthyer tashmë në një hapësirë mikpritëse për turistët që vizitojnë Korçën.

    Your browser does not support the video tag.

    Edhe pse pjesën më të madhe të jetës e kaloi në Itali, lidhja me qytetin e lindjes mbeti e fortë për Kosturin. Rikthimi në Korçë dhe realizimi i investimit në një shtëpi tradicionale ishte për të një mënyrë për të përmbushur një ëndërr të hershme.

    Gjatë viteve të fundit janë shtuar rastet e emigrantëve korçarë që janë rikthyer për të investuar në qytet, veçanërisht në sektorin e hotelerisë, turizmit dhe shërbimeve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    Dr. Kozeta Miliku vlerësohet me çmimin prestigjioz “Canada Research Chair” në Kanada

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    Rikonstruktohet biblioteka “Thoma Turtulli” në Korçë/ Hapësirë e re për fëmijët dhe teknologjinë

    DVP Korçë / Aksidente rrugore, procedime penale dhe raste të ndryshme kriminale në qark

    Gjergji Mero, pedagogu dhe politikani shembull i qytetit!

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.