Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore
    Vendi

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    Fotografi të rralla, të realizuara më shumë se një shekull më parë, sjellin në vëmendje një periudhë të rëndësishme të historisë së juglindjes së Shqipërisë. Në prag të përkujtimit të 11 Nëntorit, ditës së armëpushimit që shënoi fundin e Luftës së Parë Botërore, në Korçë është çelur një ekspozitë me fotografi të realizuara nga togeri francez Silhol gjatë qëndrimit të tij në Shqipëri në vitin 1917.

    Your browser does not support the video tag.

    Gjatë prezantimit të ekspozitës, historiani francez Gregor Marchal rrëfeu itinerarin e oficerit, i cili kishte shërbyer në Korçë dhe kishte udhëtuar në disa zona të vendit, deri në Gramsh, Pogradec, Maliq dhe Tomorr. Përmes aparatit fotografik, Silhol dokumentoi jo vetëm praninë ushtarake franceze, por edhe peizazhet, jetën e përditshme dhe banorët vendas.

    Sipas historianit Marchal, fotografitë kanë vlera të veçanta historike, pasi pasqyrojnë interesin e oficerit francez për popullsinë shqiptare dhe jetën e saj në atë periudhë.

    Në çeljen e ekspozitës ishte e pranishme edhe ambasadorja e Francës në Shqipëri, Catherine Suard, e cila e vlerësoi aktivitetin si një mundësi për të rikthyer në kujtesë historinë e përbashkët dhe lidhjet mes dy vendeve. Ajo theksoi simbolikën e 11 Nëntorit si ditë e paqes dhe përkujtimit të viktimave të luftës.

    E pyetur për ngjashmëritë mes protestave në Francë dhe Shqipëri, ambasadorja shmangu komentet krahasuese, duke u shprehur se dhuna dënohet në të dyja vendet.

    Ekspozita sjell kështu një dëshmi të rrallë fotografike për historinë e Korçës dhe zonave përreth, duke dokumentuar gjurmët e pranisë franceze në Shqipëri dhe marrëdhëniet e saj me popullsinë vendase gjatë Luftës së Parë Botërore.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Dr. Kozeta Miliku vlerësohet me çmimin prestigjioz “Canada Research Chair” në Kanada

    November 11, 2026

    Nëntori Shqiptar në Nju Jork, një mbrëmje që bashkoi komunitetin shqiptar përtej Atlantikut

    November 11, 2026
    TE FUNDIT

    Ish-kryetari i PS-së, letër miqësore Blendi Fevziut

    November 11, 2026

    Banorët e Vidohovës ngrenë shqetësimin për rrugën Miras–Vidohovë: Pothuajse e pakalueshme

    November 11, 2026

    Fotografitë e një shekulli më parë, ekspozita franceze sjell në Korçë dëshmi nga Lufta e Parë Botërore

    November 11, 2026

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026
    EKSKLUZIVE

    BeMed financon projekte shqiptare për një bregdet pa plastikë

    RinArt, aktiviteti që shpalosi talentet e juglindjes

    Pogradeci, Ohri dhe Struga bashkohen në kampionatin e parë ndërkufitar të shahut

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.