Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Tregtarët e Pazarit të Vjetër në Korçë kundërshtojnë vendimin për lirimin e hapësirave publike
    Vendi

    Tregtarët e Pazarit të Vjetër në Korçë kundërshtojnë vendimin për lirimin e hapësirave publike

    April 10, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Bashkia e Korçës u ka kërkuar tregtarëve ambulantë dhe bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e Pazarit pas teatrit, si dhe përgjatë Pazarit të Vjetër deri pranë shërbimit zjarrfikës, të lirojnë hapësirat publike.

    Ky vendim ka sjellë reagimin e tregtarëve, të cilët shprehen se këto hapësira i kanë përdorur prej vitesh për të ekspozuar dhe reklamuar mallin e tyre, duke e konsideruar si të domosdoshme për mbijetesën e biznesit.

    Your browser does not support the video tag.

    Sipas tyre, kufizimi i ekspozimit të produkteve do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e shitjeve dhe rrezikon falimentimin e shumë subjekteve që operojnë në këtë zonë.

    “Erdhi policia bashkiake dhe na tha vetëm qepeni, asgjë jashtë. Ne dëmtohemi shumë, pa reklamë nuk ka klientë. Nuk ka njerëz në Korçë, jemi drejt falimentimit. Po nuk reklamuam mallin, nuk të vjen njeri”, shprehet një prej tregtarëve.

    Ndërsa një tjetër thekson se pa ekspozimin jashtë, biznesi bëhet i padukshëm për klientët: “Nuk njihet si dyqan nëse nuk nxjerr mallin jashtë. Kjo është një rrugë e fshehtë, nuk pengon askënd. Klientët janë të paktë dhe të moshuar, mezi shesim.”

    Në këto tregje ushtrojnë aktivitetin e tyre më shumë se 200 biznese. Pas një takimi me përfaqësues të tregtarëve, Bashkia ka sqaruar se reklamimi i mallrave do të lejohet, por vetëm në hapësira të kufizuara dhe pa penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

    Situata mbetet e tensionuar, ndërsa tregtarët kërkojnë rishikim të masave për të mos rrezikuar aktivitetin e tyre ekonomik.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    TE FUNDIT

    4 NËNA ME FËMIJË NË BURG, NJËRA ME FOSHNJËN 3-MUAJSHË

    October 7, 2026

    Avokati i Popullit në IEVP Pojskë: Verifikim për nënën që qëndron me foshnjën 4-muajshe

    October 7, 2026

    18-vjeçari Florian Matraku ndërron jetë pas aksidentit në aksin Korçë-Maliq

    October 7, 2026

    Jo vetëm Bashkitë, do shkrihen edhe Këshillat Bashkiakë: Ja si do zgjidhen këshilltarët, për të përfaqësuar qytetet që mbeten pa bashki

    October 6, 2026
    EKSKLUZIVE

    Vrasja në burg – Gjykata jep masat, ja kush lihet në burg e kush lirohet

    Skënderbeu udhëton për kreun në Burrel, matjanët luajne gjithçka për “play off’-in

    Myftinia dhuron soba me dru për nevojtarët në Pogradec

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.