Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Qeni endacak 260 euro, pensionisti 160 mijë, ndihma ekonomike 100 mijë
    Vendi

    Qeni endacak 260 euro, pensionisti 160 mijë, ndihma ekonomike 100 mijë

    April 20, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Këto nuk janë shifra humori. Janë vendime zyrtare nga Vlora. Këshilli bashkiak, me një seriozitet për t’u admiruar, ka vendosur që për rreth 100 qen endacakë të investohen rreth 260 euro për kokë.

    Unë i dua kafshët. Madje kam qenë ndër ata që kam ngritur zërin për një qendër trajtimi për qentë në Korçë. Pra nuk është kjo çështje ndjeshmërie. Problemi është matematika dhe pak logjika që duket se ka dalë për shëtitje bashkë me qentë.

    Your browser does not support the video tag.

    Sepse ndërkohë që një qen “trajtohet” me 260 euro në muaj, një pensionist në Shqipëri numëron lekët për ilaçe me 160 mijë lek në xhep. Ndërsa ai me ndihmë ekonomike mirë është të ketë humor të fortë, se përndryshe nuk i del.

    Po pjesa më interesante? Qeraja. 2000 euro në muaj për një stallë që e quajnë “qendër rehabilitimi”. Madje e kishin gjetur dhe firmosur përpara se të votohej vendimi. Pra, ose janë shumë të sigurt te demokracia ose demokracia është bërë formalitet. Se si funksionon kjo, mbetet mister.

    Dhe jo çdo stallë por një ambient i siguruar nga një drejtor që pak ditë më parë kishte ndërtim pa leje, të cilin ia prishi IKMT.

    Me këto para, sinqerisht, qentë mund t’i kishit çuar në Lungomare, ndonjë hotel me 4 yje, all inclusive. Të paktën të bënin dhe një jetë turistike. Jo stalla. Se këto janë luks që qytetarët nuk i kanë parë ndonjëherë për vete.

    Dhe po, qendrat për qentë endacakë duhen. Askush nuk e diskuton. Por kur situata ka ardhur deri këtu, dikush duhet të mbajë përgjegjësi. Apo edhe përgjegjësia është futur në listën e qenëve dhe po pret radhën për trajtim?

    U pa puna, në këtë vend duhet të fillojmë t’i mësojmë pensionistët të “lehin”. Ndoshta kështu përfitojnë edhe ata një trajtim më dinjitoz…

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026

    Rritet çmimi i druve në Korçë, pensionistët ngrohen me batanije

    November 5, 2026
    TE FUNDIT

    Shqiptarët ndërtuan Greqinë dhe tani po ua heqim pensionin: Pyetje e një gazetari drejtuar Marinakis – A do të ndryshojë ligji?

    November 5, 2026

    Lapaj në Korçë: 90 mijë firma kundër Paketës së Maleve, synohet referendumi

    November 5, 2026

    Pas reagimit të gazetarit të Euronews Albania, nis rikonstruksioni i banesës së familjes së Fatjonit 10-vjeçar

    November 5, 2026

    Si u ndryshua transkripti i pronës “me një të rënë lapsit” nga Dallëndyshe Bici, Erjon Bardhi dhe Andi Barjami

    November 5, 2026
    EKSKLUZIVE

    Emri / Arrestim në Korçë – tjetër tentativë vetëvrasje në qytet, policia jep detajet

    Rënia e Skënderbeut nga kategoria, reagon Takaj: Ju kërkoj ndjesë të gjithëve, është momenti për të…

    Tetori Rozë 2026, pesë organizata shqiptaro-amerikane bashkohen kundër kancerit të gjirit

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.