Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec: aksident në gjendje të dehur, vjedhje dhe energji e paligjshme
    Vendi

    Arrestime dhe procedime në Korçë e Pogradec: aksident në gjendje të dehur, vjedhje dhe energji e paligjshme

    April 17, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Drejtoria Vendore e Policisë Korçë ka vijuar kontrollet dhe veprimet në disa zona të qarkut, duke arrestuar dhe proceduar disa shtetas për vepra të ndryshme penale.

    Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 48 vjeç, banues në Korçë, i cili duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka përplasur katër automjete të parkuara në lagjet nr. 3 dhe 7. Pas ndalimit, testi i alkoolit rezultoi pozitiv.

    Your browser does not support the video tag.

    Po ashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 31 vjeç, banues në Korçë, i kapur nga Forca e Posaçme “Shqiponja” duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

    Në Maliq, specialistët për Hetimin e Krimeve arrestuan shtetasin A. Sh., 25 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, i dyshuar për vjedhje në një dyqan në fshatin Vloçisht. Nga hetimet rezulton se ai dyshohet të jetë autor edhe i një vjedhjeje të mëparshme në një banesë në Vashtëmi, ku janë marrë pajisje elektroshtëpiake.

    Gjithashtu, në Maliq nisi procedimi penal për shtetasin F. A., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me grushte një 42-vjeçar.

    Në Pogradec, policia referoi materialet në Prokurori për shtetasin R. B., 61 vjeç, banues në Tiranë, për vjedhje të energjisë elektrike, pasi gjatë kontrollit në subjektin e tij u konstatuan lidhje të paligjshme. Po ashtu, u procedua edhe shtetasi Xh. L., 61 vjeç, faturist i OSHEE, për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se nuk ka kryer kontrollin e matësit të energjisë në këtë subjekt.

    Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve proceduan penalisht shtetasit E. F., 34 vjeç dhe R. F., 33 vjeç, banues në Korçë. Gjatë kontrollit në një lokal në lagjen nr. 14 u gjetën çipsa të dyshuar për lojëra fati, një grirëse për lëndë narkotike dhe një sasi e vogël kanabisi. Po ashtu, në celularin e njërit prej tyre u konstatuan faqe aktive për baste sportive.

    Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Korçës për veprime të mëtejshme.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026

    Probleme me legalizimet, punësimin dhe arsimin, komunitetet rome dhe egjiptiane në Korçë kërkojnë më shumë mbështetje

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    E rëndë në Bilisht! 55 vjeçari humb jetën sapo mbush dhëmballën

    Besimtarët myslimanë në Korçë falin namazin e Kurban Bajramit

    Vodhi targat e 5 automjeteve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.