Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Osnati, fshati që dikur gumëzhinte nga jeta… sot një kujtim i heshtur
    Jetese

    Osnati, fshati që dikur gumëzhinte nga jeta… sot një kujtim i heshtur

    December 4, 2025
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Ishte koha kur Osnati ishte zemra që pulsonte në Gorën e Sipërme. Një fshat që kishte gjithçka: qëndër sanitare, mjekë, farmaci, shërbime dhe ritëm jete. Në rrugët e tij ndihej zëri i fëmijëve, aroma e bukës nga furra dhe zhurma e makinerive bujqësore të SMT-së.

    Më shumë se 300 fëmijë mbushnin çdo ditë çerdhen, kopshtin dhe shkollën 8-vjeçare që i shërbente fshatrave Niçë, Strekanj, Osnat e Lekas. Ishte një vatër e fortë edukimi, ku mësuesit dinjitozë formonin breza me përkushtim e rregull. Në shkollën e mesme bujqësore të Gorës së Sipërme mbërrinin të rinj nga Dërdusha, Prenishti, Vërçuni, Niça, Strekanji… një qendër e vërtetë arsimore që i jepte zonës jetë dhe shpresë.

    Your browser does not support the video tag.

    Osnati kishte zyra për kuadrot, fjetina, qendër telefoni, furrë, mencë, vatër kulture, baxho, këpucar, magazina, madje edhe depo armësh. Një fshat i kompletuar, ku jeta funksiononte si në një qytet të vogël rural.

    Dhe megjithatë… u braktis.

    U shua zhurma, u mbyllën dyert, u shpopulluan shtëpitë. E gjitha për një rrugë. Një rrugë që nuk u bë kurrë në kohë, duke e shkëputur Osnatin nga pjesa tjetër e zonës dhe duke e dënuar gradualisht me emigrim, boshatisje dhe harresë.

    Sot mbetet vetëm kujtimi i një qendre të gjallë komunitare, i një fshati që kishte potencial, njerëz, arsim, shërbime dhe jetë. Një realitet që dëshmon se sa shumë mund të humbasë një vend kur i mungon investimi më elementar: lidhja me botën.

    Burimi: Shoqata Kulturore Niça Vllahe

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Braktisje Fshatra Gorë Osnat Pogradec Rruge e munguar
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026

    Pogradeci arrin 500 mijë vizitorë në 8 muaj, rriten qëndrimet turistike

    September 19, 2026

    “Nomad Lawyer”: Korça, Pogradeci dhe Përmeti, destinacionet që po i japin Shqipërisë një tjetër dimension turistik

    September 19, 2026
    TE FUNDIT

    Korça në ritmin e vrapit, mbi 1000 garues në maratonën e qytetit

    September 20, 2026

    Skandal seksual në Resnjë, në qendër ish-kryebashkiaku i Pustecit, Edmond Themelko

    September 20, 2026

    VAR-i shpëton Skënderbeun, barazim mes polemikash me Vorën

    September 19, 2026

    Operacioni “Borders 2” në Korçë, arrestohet 32-vjeçari që transportonte 7 emigrantë të paligjshëm

    September 19, 2026
    EKSKLUZIVE

    Kontrabandë në Kapshticë, procedohet penalisht 51-vjeçari nga Pogradeci

    SITUATA NË PARKUN NATYROR TË GËRMENJËS

    “Heroina ime është mamaja, babai ka ndërruar jetë”, Stenaldo dhe Iliri rrëfejnë jetën e tyre: Kujdesem për motrën e sëmurë

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.