Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lini përfiton ujësjellësin dhe kanalizimet, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët dhe turistët

    November 13, 2026

    Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve.

    November 13, 2026

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Tirana një hap larg titullit kampion, fiton thrillerin ndaj Pogradecit dhe kryeson 3-1 finalen
    Sport

    Tirana një hap larg titullit kampion, fiton thrillerin ndaj Pogradecit dhe kryeson 3-1 finalen

    April 28, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Tirana është shumë pranë shpalljes kampione në volejboll për femra, pasi ka siguruar fitoren e tretë në serinë finale ndaj Pogradecit, duke triumfuar 2-3 në një përballje dramatike të luajtur në Pogradec.

    Ndeshja e tretë e finaleve dhuroi emocione të forta dhe rivalitet të lartë përgjatë pesë seteve. Skuadra liqenore e nisi më mirë takimin, duke fituar setin e parë 25-19, por Tirana reagoi menjëherë dhe barazoi me fitoren 22-25 në setin e dytë. Pogradeci riktheu avantazhin pas suksesit 25-21 në setin e tretë, ndërsa kryeqytetaset treguan eksperiencën e tyre duke fituar setin e katërt 23-25. Gjithçka u vendos në setin final, ku Tirana u tregua më e saktë dhe fitoi 10-15, duke vulosur suksesin 2-3.

    Your browser does not support the video tag.

    Pas ndeshjes, lojtarja turke e Tiranës, Sigme Korkmaz, u shpreh optimiste se skuadra e saj mund të mbyllë serinë në kryeqytet, aty ku do të luhet ndeshja e katërt.

    Kapitenia Enkeleda Braho theksoi se eksperienca dhe pesha e fanellës së Tiranës, me 21 tituj kampionë në histori, mbeten një avantazh i madh në momentet vendimtare, duke nënvizuar se ky është një faktor që mund të bëjë diferencën përballë një Pogradeci që synon trofeun e parë historik.

    Ndeshja e katërt do të luhet këtë mesjavë në Tiranë, aty ku Pogradeci ka treguar më parë se di të surprizojë, pasi fitoi sfidën e dytë 1-3. Megjithatë, Tirana mbetet vetëm një fitore larg mbrojtjes së titullit kampion.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    E KRYER/ Pogradeci nuk humb kohë, vjen akordi me pasuesin e Çelës, ka drejtuar dy ekipet e kryeqytetit

    November 11, 2026

    Rezultatet e dobëta sjellin largimin e Emiljano Celës nga KF Pogradeci, klubi në kërkim të trajnerit të ri

    November 10, 2026

    Thirrje publike! Pogradeci kërkon ndihmën e “lojtarit të 12-të” për të kapërcyer “ngërçin”

    November 5, 2026

    Skënderbeu dhe Vllaznia ndajnë pikët në Korçë, barazim 1-1 mes rasteve të shumta dhe pretendimeve për penallti

    November 2, 2026
    TE FUNDIT

    Lini përfiton ujësjellësin dhe kanalizimet, zgjidhet një problematikë shumëvjeçare për banorët dhe turistët

    November 13, 2026

    Era e fortë lë pa energji elektrike 6 fshatra në Lekas, terreni malor vështirëson riparimin e defekteve.

    November 13, 2026

    “Dua më shumë Shqipërinë”, ekspozitë me vepra të realizmit socialist në Korçë

    November 12, 2026

    Bashkia Pogradec ul me 61,8% detyrimet e prapambetura, të ardhurat më shumë se dyfishohen në 7 vite

    November 12, 2026
    EKSKLUZIVE

    E RËNDË/ Zhduket 15-vjeçari në Pogradec, prej 3 ditësh asnjë komunikim me familjen

    Korçë/Pogradec – Arrestime, procedime penale dhe një rast vjedhjeje në Drenovë

    Ekspozitë unike në Pogradec: Ditari i Luftës Greko–Italiane sjell foto dhe dëshmi të rralla historike

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.