Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga regjistrimet te Inteligjenca Artificiale, mesazhi i Peleshit për UNIKO-n
    Vendi

    Nga regjistrimet te Inteligjenca Artificiale, mesazhi i Peleshit për UNIKO-n

    August 31, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

     

    *Niko Peleshi: E ardhmja e UNIKO-s lidhet me teknologjinë dhe inovacionin*

    Your browser does not support the video tag.

    *Peleshi: Një diplomë moderne duhet të shoqërohet me njohuritë e teknologjive të reja*

    Drejtuesi politik i Qarkut Korçë, Niko Peleshi, ka përcjellë përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale një mesazh për Universitetin “Fan S. Noli”, duke vlerësuar ecurinë e regjistrimeve në fazën e parë dhe duke nënvizuar nevojën për një hap të ri në zhvillimin e universitetit.

    Peleshi thekson se rezultatet pozitive të regjistrimeve duhet të shoqërohen me vijimin e reformimit dhe modernizimit të kurrikulave, në mënyrë që programet e studimit t’u përgjigjen sa më mirë kërkesave të tregut të punës.

    Një vëmendje e veçantë i kushtohet integrimit të teknologjive të reja dhe Inteligjencës Artificiale në arsimin universitar. Sipas Peleshit, AI po transformon me shpejtësi tregun e punës, shërbimet, sipërmarrjen dhe institucionet, duke e bërë të domosdoshme përgatitjen e brezit të ri për këtë realitet.

    Ai nënvizon se Inteligjenca Artificiale nuk është më një fushë ekskluzive e shkencave ekzakte apo e programuesve, por një teknologji që mund të integrohet në çdo fushë studimi dhe profesion. Njohja dhe përdorimi i këtyre mjeteve, thekson Peleshi, mund t’u japë të rinjve një avantazh të rëndësishëm në tregun e punës.

    “UNIKO ka vullnetin dhe duhet të gjejë guximin të ecë me hapin e kohës”, shprehet Peleshi, duke e konsideruar statusin e një universiteti rajonal jo si një kufizim, por si një mundësi për të lëvizur më shpejt drejt transformimit digjital.

    Në mesazhin e tij, Peleshi vë në dukje edhe rrjetin e gjerë të partnerëve të Universitetit “Fan S. Noli” dhe mbështetjen e institucioneve për zhvillimin e tij.

    Në fund, mesazhi i drejtohet edhe maturantëve që janë në procesin e zgjedhjes së universitetit, duke i ftuar të shohin UNIKO-n si një mundësi për të ndërtuar një të ardhme akademike dhe profesionale në përputhje me kërkesat e reja të tregut të punës.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    TE FUNDIT

    Rama në Korçë për Reformën Territoriale, të moshuarit kërkojnë të takojnë kryeministrin: Marrim 10 mijë lekë pension në muaj

    September 16, 2026

    “Do shkrihet Kolonja dhe Devolli më vonë”, ja çfarë ndodhi brenda takimit të Ramës në Korçë

    September 16, 2026

    ZLATKO KRAMARIĆ – AMBASADORI I KROACISË NË SHQIPËRI

    September 16, 2026

    NGA KORÇA TEK PEPSI/ SHQIPTARJA QË U PËRFSHI NË FUSHATAT E SUPER BOWL ME YJET BOTËRORË…

    September 16, 2026
    EKSKLUZIVE

    Korçë – Dhunë në familje, babai në pranga pas dhunës ndaj djalit

    Korçë/ Arrestime dhe procedime penale për shkelje të ndryshme ligjore

    Socialistët e Pogradecit në 34-vjetorin e Partisë Socialiste

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.