Close Menu
Bufi UrteBufi Urte
    What's Hot

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    • Na kontaktoni
    • Punesim
    • Marketing
    Facebook Instagram
    Bufi UrteBufi Urte
    • Home
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    Bufi UrteBufi Urte
    Home » Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje
    Vendi

    Nga pensionet te rrugët dhe uji, shqetësimet e banorëve përballë deputetëve në juglindje

    September 5, 2026
    Facebook WhatsApp Copy Link
    Screenshot
    Share
    Facebook WhatsApp Copy Link

    Në kuadër të takimeve të “Pranisë Besnike”, të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama, deputetët e juglindjes janë përballur me një sërë shqetësimesh dhe kërkesash të banorëve, nga çështjet e pronësisë e pensionet, deri te rrugët, ndriçimi dhe furnizimi me ujë të pijshëm.

    Një prej rasteve të ngritura është ai i një të moshuari, i cili prej 11 vitesh kërkon pensionin e plotë të minatorit. Ai thotë se ka punuar 14 vite nëntokë dhe, pavarësisht se ka fituar të drejtën përmes një vendimi gjykate, ende nuk përfiton pensionin që pretendon.

    Your browser does not support the video tag.

    Në zonat rurale, shqetësimet kryesore vijojnë të lidhen me infrastrukturën. Banorët kërkojnë ndërhyrje në rrugë, ujësjellës dhe ndriçimin rrugor. Një prej tyre shprehet se problematika është e vjetër dhe kujton premtimet e bëra ndër vite, duke përmendur edhe ish-deputeten Blerina Gjylameti, ndërsa rruga drejt fshatit Senisht ende nuk është zgjidhur.

    Mes shqetësimeve ka edhe banorë që shprehen optimistë për përmbushjen e kërkesave. Një i moshuar thotë se ka shpresë që punët e kërkuara të realizohen në masën 70-80%.

    Takimet e deputetëve janë zhvilluar në Maliq, Korçë dhe Devoll, ku ndër kërkesat kryesore të fermerëve kanë qenë gjetja e tregjeve për shitjen e produkteve, mbështetja më e madhe për bujqësinë dhe përmirësimi i rrugëve që lidhin parcelat bujqësore.

    Takimet pritet të vijojnë edhe në zona të tjera të qarkut, me synimin për të mbledhur nga afër problematikat dhe kërkesat e banorëve.

    Tona
    Selita
    Zeqillari
    Max
    Your browser does not support the video tag.
    Share. Facebook WhatsApp Copy Link
    ECO

    Related Posts

    Lajmësi nuk preket! Pas sulmeve ndaj mediave qëndrojnë gazetarë që i kanë kushtuar jetën informimit

    October 15, 2026

    Mesazhi i Peleshi: Të ulemi dhe debatojmë, mbi të gjitha interesi kombëtar

    October 15, 2026

    Korçë, përfundon pas 5 orësh protesta me tensione dhe përplasje, mbi 20 të rinj të shoqëruar

    October 15, 2026

    Aksident tragjik në Pogradec, humb jetën 31-vjeçari Valentino Maxhari

    October 15, 2026
    TE FUNDIT

    EKSKLUZIVE

    Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

    Blushi fut në sherr dy gazetarët: Është brilant, jo nuk bën!

    Dy arrestime në Pogradec – në Korçë 48 vjeçarja tenton vetëvrasjen

    Advertisement
    eSIM SIGNAL
    Bufi Urte
    Facebook Instagram
    • Vendi
    • Rajoni
    • Evropa
    • Bota
    • Kulture
    • Jetese
    • Sport
    © 2026 Bufi Urte. Designed by Patron Marketing.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.